LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik në Kurbin/ Policia jep detajet

1 Maj 2018, 14:33, Aktualitet CNA
Aksidenti tragjik në Kurbin/ Policia jep detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Adriatik të Kurbinit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 të rinj me inicialet, J.Margjoni 22 vjeç, S.Kaza 20 vjeç dhe B.Marku 17 vjeç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi është tentuar të shmanget një gropë në rrugë, por në atë moment makina e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfunduar në kanal.

3 ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po transportojnë trupat e të rinjve drejt morgut, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Më poshtë njoftimi i policisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

Lajmet e fundit nga