LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Kamëz/ Gjykata jep vendimin për autorët

30 Prill 2018, 08:59, Kronika CNA
Vrasja në Kamëz/ Gjykata jep vendimin për autorët

Gjykata Penale ka vendosur sot të lërë në burg dy autorët e vrasjes së pak ditëve më parë në Kamëz, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda.

Kurti në një tentativë grabitje vrau pronarin e marketit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur, ndërsa Ruzhdi Hoda është bashkëpunëtor në krim.

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda u arrestuan pas një tentative grabitje e zakonshme, e cila përfundoi me vrasjen e pronarit të marketit të vogël, plagosjen e të shoqes dhe terrorizmin e djalit të tyre të vogël 6-vjeçar; fëmija pa babanë t’i vritej para syve teksa ishte fshehur poshtë banakut të dyqanit.

Familja e Kurtit e ka braktisur të birin për vrasjen që shkaktoi. Babai i tij e konsideroi “ish-djali” dhe “monstër”, Vladimirin në një intervistë në media e madje arriti deri atje sa të kërkonte edhe dënimin me vdekje për të birin. Familja e Vladimir Kurtit, personit që kreu vrasjen ndër dy të arrestuarit është e frikësuar nga hasmëria.

Lajmet e fundit nga