LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patozi: Nuk kam më asnjë lidhje me partinë e Luzlim Bashës/ Ja pse nuk shkoi në Kuvend

30 Prill 2018, 19:49, Aktualitet CNA
Patozi: Nuk kam më asnjë lidhje me partinë e Luzlim Bashës/

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ka sulmuar Lulzim Bashën se me Kuvendin që ishte shpresa për bashkimin e PD-së, ai vendosi murin ndarës.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk mori pjesë në Kuvend, Patozi tha se Lulzim Basha nuk di as të bëjë ftesë.

“Lulzim Basha edhe ftesat nuk i bën dot, nuk di t’i bëjë. Ne ishim të ftuar në familjen tonë, njësoj siç ishin ftuar ambasadorët, shoqëria civile etj. Ne ishim ftuar për të marrë pjesë në një ceremoni, si të ftuar. Kishim një ftesë formale. Në një vend ku ne nuk kishim të drejtë vote, por vetëm për të qëndruar në llozh dhe për të parë debatet”, – tha Patozi.

Ai tha se nga ai moment ranë të gjitha motivet e Lëvizjes për Ringritjen e PD, ndërsa shtoi: “Nuk ndjej asnjë detyrim më ndaj partisë së Lulzim Bashës, ndërkohë ndihem përjetësisht borxhli ndaj Partisë Demokratike”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga