LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lali Eri nis fushatën zgjedhore/ Tregon ku ka shitur fiq

30 Prill 2018, 10:03, Aktualitet CNA
Lali Eri nis fushatën zgjedhore/ Tregon ku ka shitur fiq

Pas thirrjes së kreut të qeverisë që strukturat e PS të sillen njëlloj si të ishte fushatë elektorale dhe pasi paralajmëroi shkarkime, më seriozisht nga të gjithë e ka marrë kryebashkiaku i Tiranës, i vetëpagëzuar me emrin ?Lali Eri?.

Veliaj gjatë një takimi që ka zhvilluar paraditen e sotme me Drejtoritë e Ndërmarrjeve dhe Punëtorëve të Qytetit?, sërish ka folur dhe për eksperiencën e tij, kur shiste fiq.

Ndërkohë që tha se nuk do të lejohet tregtimi në trotuare dhe se për këtë janë tregjet, Veliaj riktheu në vëmendje kohën kur ai shiste fiq.

?Nuk mund të lejojmë tregtimin në trotuare. Trotuaret janë për të lëvizur, parqet janë për të pushuar, ndërsa për të shitur janë krijuar tregjet. Natyrisht ka edhe nga ata që mund të mendojnë po ti ku ke shitur fiq?, por unë kam shitur të Pazari i ri, ai që sot është shumë herë më i mirë?. ?u shpreh Veliaj.

Por Lali Eri nuk na tregoi sa ishte qeraja në atë kohë dhe sa është tani në Pazarin e ri? Sa taksa ka paguar ai dhe sa po paguajnë tregtarët sot?

Edhe dicka tjetër po ja kujtojmë Lali Erit. Po shishet plastike dhe kanacet që pasi fëmijët i kanë mbledhur nëpër kazanet e plehrave ua sekuestron policia bashkiake, edhe këtë e parashikon ligji juaj?

Të lumtë Lali Eri, goxha punë ke bërë. ?Meriton? një tjetër mandat në krye të Bashkisë!/ CNA.al

Kryebashkiaku milioner që shiste fiq/ Zbardhet pasuria e ?Lali Erit?

 

Lajmet e fundit nga