Enver Hoxha i shkruan Edi Ramës/ Ndajnë lajmin e gëzuar – CNA
Connect with us

Kryesore

Enver Hoxha i shkruan Edi Ramës/ Ndajnë lajmin e gëzuar

Publikuar

-

Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar kryeministrin aktual Edi Rama.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ndërsa ironizon kryeministrin ka shkruar një letër, që “Enver Hoxha” ja paska dërguar nga ferri kreut të qeverisë.

Duke ironizuar Asamblenë e PS dhe Kuvendin Kombëtar të PD, Harasani shkruan “Pse ti dhe Luli nuk i beni ne nje dite dhe ne nje salle asamblete e partive tuaja?”.

Mund dhe ti mbani fjalime te perbashketa, ose nese nuk doni ndajeni sallen pergjysem dhe flisni secili per qejf te vet. Por ama ulni koston e qerase se salles? Dhe ndonje sallate a sufllaqe qe do i jepni anetareve te asambleve ju bie me lire nese do blini me shumice??”.

Postimi i plotë:

Enver Hoxha

Kabina 3, Seksioni: Ferr | 800 – 800 – 3 | [email protected]

Date

Pasardhesi @ Bulevardi Deshmoret e Kombit

I dashur Edi

Doja te ndaja nje lajm te mire me ty i dashur.

Dje si e shtune qe ishte, kishim detyre te pastronim gjethe. Tani kuptohet qe une thjesht numeroj se sa pastron Pali sepse vete nuk ulem dot nga diabeti.  Rastesisht aty kaloi Zoti dhe me pyeti nese dua ndonje gje. U ndodha pak ngushte por me paturpesine qe na karakterizon ne mjaftisto – komunistet i kerkova te me hapte nje kafe te vogel e ta quanim Flora.

U habit e me pyeti se pse e doja dhe i tregova se si mblidheshim me shoket njehere  e nje kohe dhe doja te mblidheshim prape.  I erdhi keq budallait dhe sot e hapi kafen.  Pali qe degjoi u perlot. Me perqafoi dhe falenderoi qe ende mendoj per ta. Nuk e kuptoi koketrashi qe une e genjeva Zotin.  Se qe thua ti Edi une mendoj se pavaresisht nga forma qe shfaqet Zoti eshte popull dhe me mire se une e ti, kush mundet ta genjeje popullin?

Kafen e doja qe kur te vish ti kendej, te me ndihmosh ti bejme letrat, dhe marrim ndonje leje per pallat. Pas lejes ja cojme atyre miqve qe te kam njohur ne Danimarke te na bejne ndonje projekt. E fillojme me nje pallat pastaj e kthejme gjithe Ferrin te mbushur me pallate.  Do ndertojme aq shume sa te duket qe eshte Ferr prape dhe keta qe jane denuar ketu te vuajne njesoj. Keshtu dhe Zoti sna thote gje, dhe keta muter vuajne njesoj. Po dhe ne bejme ndonje para.

LEXO EDHE:  Rritja e bonusit për bebet/ Rama del “zbuluar”  

Ah se mos harroj. Klienti i dyte qe me erdhi pas Lenkes, ishte Deko Rusi. Ai eshte ne parajse. Une e kam cuar aty se i nxiva jeten sa ishte gjalle. E mbante veten per ekonomist te mire por nuk e kuptonte vijen e masave fare. Qe te mos i bie gjate, i bera ate qe i bere dhe ti atij djalit nga Vlora qe ishte ekonomist ne partine tone. E largova dhe e lashe te jape mesim ne universitet.  Nejse, Deko sot po me mesonte se cfare eshte ekonomia e shkalles.

Ideja ishte qe sa me shume prodhojme aq me shume ulet kosto per njesi.  Duke degjuar Dekon, e duke rrefitur kafene me pane syte ne TV sivllaun tend Lulin.  Dhe ai e kishte qare ate Kuvendin e Partise se tij.  Me nderuat o bij. Te dy me nderuat.

Sa here ju shoh te grindeni me njeri tjetrin me kujtohen sherret qe benim ne me Organizaten e Gruas. Njesoj neve i drejtonim te dyja.

Dhe po mendoja i dashur Edi, meqe mesova dhe cfare eshte Ekonomia e Shkalles: Pse ti dhe Luli nuk i beni ne nje dite dhe ne nje salle asamblete e partive tuaja?  Mund dhe ti mbani fjalime te perbashketa, ose nese nuk doni ndajeni sallen pergjysem dhe flisni secili per qejf te vet. Por ama ulni koston e qerase se salles? Dhe ndonje sallate a sufllaqe qe do i jepni anetareve te asambleve ju bie me lire nese do blini me shumice??

Mendojeni dhe thuaja dhe Lulit qe ta sygjerova une.

Qofsh mire per vete e per atdhene

I joti Enver Hoxha /SATIRË

Aktualitet

Basha ja “dredh” edhe Fevziut

Publikuar

-

By

Një javë më parë, gazetari Blendi Fevziu lajmëroi se të enjten e ardhshme në “Opinion” në Tv Klan, do të ftojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas përfundimit të intervistës me kryeministrin Rama, Blendi Fevziu tha se këtë të enjte në studio do të ftojë Bashën, por siç duket Luli  ja “dredh” edhe Fevziut.

Nesër në mbrëmje kreun e opozitës nuk do ta shohim në “Opinion”, por në një tjetër studio televizive.

LEXO EDHE:  Rama ka frikë vetëm nga çmenduria e tij, jo nga Luli!

Nesër në orën 21:00, Lulzim Basha do të jetë përballë analistëve Fatos Lubonja e Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në News 24.

Mesa duket, Lulit nuk i ndahet shpirti nga Irfani dhe nuk mund të qëndrojë larg tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Andi Bushati/ PD po bën lojë, ky parlament nuk pastruar, por duhet shkatërruar

Publikuar

-

By

Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje poropagandistike që do të vërtetojë një gjë që nuk ka mbetur asnjë shqiptar që nuk e di: se kjo qeverisje është e lidhur kokë e këmbë me krimin.

Po le ta harrojmë këtë për një çast dhe të imagjinojmë sikur kjo nismë mund të ketë sukses real. Sikur Rama do të paranojë të votojë atë projektligj që e godet në thembrën e Akilit. Se ai as nuk do të sorrollasë procesin në Venecia, as nuk do të fusë shkopinj nën rrota, as, siç mund të ndodhë në ëndrrat më të bukura të çdo opzitari, nuk do të maipulojë procesin duke i lënë të bien një nga një ministrat dhe deputetët e tij, që kush më shumë e kush më pak e kanë një lidhje me botën e nëndheshme.

Pra, le t’a shfrenojmë fantazinë deri në fund dhe të hamendësojmë se PD-ja arrin një sukses absolut në nismën e saj.

Po pastaj ç’do të ndodhë?

Ja do të largohen disa ministra dhe deputetë nga politika.

Po a pyet kjo shumicë për gjëra kaq të vogla? Asaj nuk i është dredhur qerpiku nga tërmete më të mëdha si largimi i një dyzine figurash kryesore dhe deputetësh nga ligji i dekriminalizimit. Asaj nuk i ka hyrë gjëmb në këmb nga vërtetimi i akuzave për kanabizimin dhe implikimi i ish numrit dy të qeverisë, ministrit të brendëshmëm, me bandat e trafikantëve.

Këto aksione reduktohen thjeshtë në “lajme të bezdisshme” kur qeveria ka në dorë edhe të gjitha mediat e mëdha që e shuajnë rëndësinë e tyre, edhe oligarkëtët që financojnë blerjen e votave edhe kriminelët që kryejnë manipulimin e tyre.

Pra askush nuk do të shqetësohej nga ngadhënjimi i aksionit opozitar.

Nga ana tjetër vetëm ndonjë i marrë, mund të shpresojë se suksesi i tij do të mbërrinte deri sa të këpuste kokën e Ramës. Sa do që kryeministrit aktual mund t’i vërtetohen me lehtësi lidhje me botën e nëndheshme, sado që ai të gjykohet për alibitë që ka shpikur për disa akte kriminale në këtë vend, ai nuk mund të preket nga kjo nismë.

Sepse që ajo të funksionojë duhet minimalisht edhe vullneti i tij, përveç votave të tij.

Dhe historia e politikës e ka vështirë të numërojë raste të liderve që bëhen viktima të marrëveshjeve që firmosin vetë. Arafati u amnistua nga gjithçka kishte bërë, pasi firmosi paqen me Rabinin, Klarku po ashtu pasi u ul në tryezë me Mandelën, e njëjta gjë ndodhi me Milloseviçin në ditën që pranoi të nënshkruajë Dejtonin.

LEXO EDHE:  Deklarata e Goxhaj/ Ja çfarë u dha Rama Bajrajve

Këto pak shembuj ilustrues dëshmojnë se rregulli i pa shkruar i politikës, sipas të cilit aktorët e marrëveshjeve nuk bëhen kurrë viktima të tyre, do të qe i vlefshëm edhe për Ramën, nëse ai e pranonte pa hedhur vickla propozimin e PD për Vettingun e politikës.

Po ç’do të ndodhte në një rast të tillë?

Këtë e dinë të gjithë, sepse ky është një film i parë. Rama do të mbetej në pushtet më të njëjtat banda, oligarkë dhe TV pas vetes, dhe as do të çante kryet për ata ata pak hyzmeqarë të rilindjes që do t’i hidhte pas si limonë të shtrydhur.

Pra PD në fund do të përsëriste fabulën e turpshme të para 18 majit kur u betua se nuk hynte në zgjedhje me Ramën dhe e gënjyen me kokat e pavlera të disa ministrave.

Pikërisht disfata e një viti e ca më parë e dënon opozitën që të mos bëjë të njëtën lojë. Ky parlament dhe kjo mazhorancë as mund të korrigjohen dhe as mund të pastrohen. Ata vetëm mund të luftohen deri sa të shkatërrohen. Dhe rruga e vetmë për këtë nuk është më propozimi i nismave të reja. Rruga e vetme që ka mbetur është edhe më radikale sesa thotë Berisha me djegjen e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhje.

Ajo është shumë më radikale sesa kaq. Dalja nga sistemi. Braktisja e pushtetit lokal që nuk shërben më, siç tregoi edhe rasti i anashkalimit të këshillit Bashkiak, për token rreth teatrit. Mosnjohja e një prokurorie që ka mbi krye një drejtuese jo vetëm kamikaze, por edhe të paligjshme. Mos ankimimi në gjykata, për sa kohë ajo kushtetuese nuk funksionon. Madje, madje, edhe dorëheqja e presidentit të nëpërkëmbur (nëse opozita ka forcë ta diktojë këtë).

E vetmja rrugë është që Rama të lihet fillikat, ashtu sikurse kërkoi në zgjedhet e vitit që shkoi. i shoqëruar vetëm nga kriminelët dhe oligarkët e tij, pa përmendur gazetarët që vazhdojnë t’i bëjnë fresk. Ç’do zgjidhje e ndryshme është zgjidhje e një opozite të paguar, që nuk do të rrezikojë asgjë për të arritur qëllimin. E një opozite që vazhdon të shpikë farsa ligjore vetëm për të vazhduar t’a mbajë njërën këmbë brenda këtij sistemi që e ka shndërruar në fasadë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

Publikuar

-

By

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publik sot një rast, sipas të cilit PD po përgatit një skenar shpifje, të njëjtë me atë të “Babales”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste denoncoi dëshminë e  rremë që sipas tij që po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike, që e akuzojnë atë se ka qënë në mesin e personave që kanë kërcënuar oficerin e policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Luku të mbyllte dosjen e djalit të deputetit Rahman Rrahja, i akuzuar për përdhunim.

“Inskenime të turpshme po ndodhin brenda selisë së PD. Vendosa ta bëj unë publike para se Basha të thirrë seancën e jashtëzakonshme, sipas të njëjtit skenar si “Babale”. Prej dy ditësh jam në dijeni të një letre të një ish-polici i cili me shumë gjasa është larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil njëlloj si “Babale”. Kam në dorë letrën e ish-punonjësit, i cili bën disa deklarata lidhur me një rast që nuk është i ri, por i bërë publik dy muaj më parë nga Sali Berisha. Sipas tij, Emiljano Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rahman Rraja, akuzohet për një përdhunim”.-tha Balla.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me bonusin për bebet/ Qytetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Ndërsa më tej, Balla shtoi se “Në  deklarimin e ri, përmes letrës ka shtuar edhe disa shpifje të rënda të instruktohen nga zyrtarë të lartë të PD, sipas të cilave gjatë marrjes në pyetje paska shkuar në komisariatin e Krujës edhe deputeti Rahman Rraja si dhe kryetari i Bashkisë Artur Bushi, bashkë me 10 veta të armatosur mes të cilëve paskam qënë edhe unë”.

Deputeti socialist paralajmëroi se do të ngrejë padi penale për kallëzim të rremë dhe shpifje.

“Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në korrik në Krujë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë,” tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:17 - 26 Shtator, 2018

​I propozojnë për martesë/ Përgjigjja e volejbollistit italo-rus po bën xhiron e botës

Ivan Zaytsev është idhulli i tifozëve të volejbollit në Itali. Së fundmi, 30-vjeçari mori një propozim për martesë nga një...

Aktualitet15:57 - 26 Shtator, 2018

Basha ja “dredh” edhe Fevziut

Një javë më parë, gazetari Blendi Fevziu lajmëroi se të enjten e ardhshme në “Opinion” në Tv Klan, do të...

Aktualitet15:52 - 26 Shtator, 2018

Bushati në OKB/ Takime intensive dhe fushatë për Këshillin e Sigurimit

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin...

Aktualitet15:37 - 26 Shtator, 2018

Mesut Ozil u largua nga ekipi kombëtar i Gjermanisë pas fotos me të/ Reagon ashpër Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Mesut Ozili dhe Ilkay Gundogan nuk kanë arsye për t’u penduar...

Aktualitet15:35 - 26 Shtator, 2018

Nga Andi Bushati/ PD po bën lojë, ky parlament nuk pastruar, por duhet shkatërruar

Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje...

Aktualitet15:27 - 26 Shtator, 2018

Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publik sot një rast, sipas të cilit PD po përgatit...

Aktualitet15:08 - 26 Shtator, 2018

Ish-ylli i Milanit befason me deklaratën e tij/ Në Itali humba ”buzëqeshjen” time

Përforcimi i ri i Rennes, Mbaye Niang pohon se e ka humbur ”buzëqeshjen” në Torino, por insiston se rikthimi i...

Aktualitet14:55 - 26 Shtator, 2018

Pas 493 ditëve shënon sulmuesi i Kombëtares/ Më në fund…

Më shumë se një vit pa shënuar gol dhe më në fund Bekim Balaj është zhbllokuar. Sulmuesi i Ahmat Grozni...

Aktualitet14:38 - 26 Shtator, 2018

Lajme të këqija nga BE/ Zbulohen tre familjet mafioze që po pengojnë integrimin e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa bën fajtor Ramën për pengim të procesit...

Aktualitet14:30 - 26 Shtator, 2018

Pogba- Mourinho, tensioni mes tyre arrin kulmin/ Gati sa nuk u përleshën në stërvitjen e sotme

Paul Pogba dhe Jose Mourinho kanë shfaqur tension mes tyre në stërvitjen e sotme në Manchester United. Një ditë pas...

Aktualitet14:28 - 26 Shtator, 2018

Operacioni “Sintetiku”/ Bien në pranga dy amerikanë në Tiranë

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, drejtori i policisë kriminale shprehet se është finalizuar operacioni ndërkombëtar “Sintetiku”. Operacioni...

Aktualitet14:10 - 26 Shtator, 2018

Botërori i turpit/ Katar 2022 goditet nga skandali i radhës

Katar 2022 është mbuluar nga një tjetër re e zezë. Pas “kandidaturave të sabotuara”, ka ardhur raporti i “Amnesty International”,...

Aktualitet14:07 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria thirrje për kandidatë për KLP-në/ Zbardhet afati i fundit i aplikimit

Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa theksohet se të interesuarit kanë...

Aktualitet14:00 - 26 Shtator, 2018

Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane në Hagë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet...

Aktualitet13:52 - 26 Shtator, 2018

Zbulohen prapaskenat e akuzave të Bashës/ Kush është biznesmeni që ka paguar 220 milion lekë te kunati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një dalje për mediat paraditen e sotme ka reaguar në lidhje me sulmet...

Aktualitet13:49 - 26 Shtator, 2018

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist/ Mesazhi i të birit

Trupi i pa jetë i ish deputetit socialist i cili ndërroi jetë gjashtë ditë më parë, Durim Hushit do të...

Aktualitet13:25 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takon Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta u takua...

Aktualitet13:24 - 26 Shtator, 2018

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard...

Aktualitet13:22 - 26 Shtator, 2018

Tifozët e Bundesligës protestojnë në mënyrën më të veçantë/ Kjo nuk ishte parë asnjëherë deri më sot

  Ndeshjet e Bundesligës filluan me një qetësi të pazakonshme, që mbizotëroi nëpër stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë 20...

Aktualitet13:17 - 26 Shtator, 2018

Mashtrimi me bonusin për bebet/ Qytetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria do të japë një çek, disafish më të lartë se...

Aktualitet12:59 - 26 Shtator, 2018

Partizani publikoi videon provokuese/ Vjen direkt reagimi i Tiranës

Menjëherë pas videos së Partizanit, ka publikuar dhe Tirana një material filmik, që promovon ndeshjen e së premtes. Nën sloganin...

Aktualitet12:57 - 26 Shtator, 2018

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj-Ruçit: Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vettingu?

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve po diskutohet për vettingun në politikë të propozuar nga opozita....

Aktualitet12:46 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Presidenti Meta u takua me Mbretin...

Aktualitet12:43 - 26 Shtator, 2018

Vetting në politikë/ Gati lista me ministrat dhe deputetët që kanë lidhje me krimin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit ditën e  sotme po shqyrtohet nisma e 35 deputetëve të...

Aktualitet12:40 - 26 Shtator, 2018

Në prag të derbit/ Partizani publikon videon provokuese

Derbi ka nisur të “nxehet” teksa të dyja skuadrat vijojnë përgatitjet për betejën e së premtes, është Partizani, që lëshon...

Aktualitet12:28 - 26 Shtator, 2018

Video-Deklarata e deputetit shqiptar që e çoi në burg

Deputeti i Nismës Social Demokrate , Milaim Zeka është arrestuar në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Bëhet e ditur...

Aktualitet12:25 - 26 Shtator, 2018

Ish-kampion bote/ Arrestohet për përdhunim dhe sulme seksuale

Ish-kampioni profesionist i boksit, Victor Ortiz, është arrestuar me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet në Kaliforninë e...

Aktualitet12:20 - 26 Shtator, 2018

Rama: Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri

Gjatë daljes publike për mediat ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se reformat do të krijojnë...

Trending

Read previous post:
Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në timon/ Ndëshkohen nga policia

Policia rrugore e Tiranës bën të ditur se pavarësisht masava ndëshkuese dhe kontrolleve të vazhdueshme gjate oreve te fundit jane...

Close