LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali "Gulf"/ Sekuestrimi i aseteve nis nga Korça

29 Prill 2018, 19:22, Aktualitet CNA
Skandali "Gulf"/ Sekuestrimi i aseteve nis nga Korça

Pas skandalit të mashtrimit nga kompania e hidrokarbureve, “Gulf”, Drejtoria e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në qytetin e Korçës. Mësohet se dy pikat e bllokuara janë, njëra brenda në qytet ndërsa tjetra në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq.

Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore. Mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill thonë burime të grupit hetimor, ndërsa më të dëmtuarat janë tre kompani transporti shton një burim i Prokurorisë.

Lajmet e fundit nga