LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokë prej vitesh, Eno Popi tradhëton Arbana Osmanin për një moderatore tjetër

29 Prill 2018, 08:40, Lifestyle CNA
Shokë prej vitesh, Eno Popi tradhëton Arbana Osmanin për një

Tri moderatorët e njohur, Eno Popi, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani na kanë treguar gjithmonë se ndajnë një miqësi të vjetër mes tyre. Prej vitesh ata janë pjesë e të njëjtit ekran televiziv dhe në çdo festë apo ditëlindje dinë ta surprizojnë njëri-tjetrin më mënyrën më të bukur të mundshme.

 

Eno Popi i ftuar në emisionin ?You&Me? me Julkën dhe Arionin në ?Energy Radio?, me sa duket e ka tradhëtuar për herë të parë shoqen e tij të ngushtë, Arbana Osmani.

I pyetur nga dy spikerët e emisionit se cilën prej moderatoreve do të zgjidhte si zërin më të mirë radiofonik: Arbana Osmanin, Gerta Hetën apo Alketa Vejsiu, Enoi i befasoi të gjithë me përgjigjen e tij.

Pa u vënë fare në siklet moderatori i emisioni ?Wake Up? deklaroi publikisht se sipas tij zëri më i mirë radiofonik është Gerta Heta, duke mos përzgjedhur Arbanën me të cilën ka një shoqëri të ngushtë.

?Unë mendoj që ka një?mos ngatërrojmë mënyrën se si flasim me ngjyrimin e zërit. Pra nëse ti i zë të dyja veshët, i bën stereo, dhe mënyra se si zëri të vjen në vesh?mendoj që është Gerta?, sqaroi më tej Enoja.

Ndërsa si për të ndrequr situatën, në fund Eno shtoi me humor: ?Megjithëse, Arbana mendoj që je më e mira!?./CNA

Lajmet e fundit nga