LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kritikët e Bashës braktisin Kuvendin Kombëtar

29 Prill 2018, 08:50, Aktualitet CNA
Kritikët e Bashës braktisin Kuvendin Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punimet pak minuta më parë, ku do të diskutohen dhe miratohen risitë e statutit të vendosur në Këshillin Kombëtar.

Mësohet se pjesë e tij është bërë një ndër zërat kritikë të PD dhe lidershipit të saj Lulzim Basha, Eduard Selami, i cili ka kërkuar të marrë dhe fjalën në punime.

Sa i përket kritikëve më në zë te lidershipit të saj si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami dhe shumë anëtarë të raportohet se nuk janë pjesë e Kuvendit.

Ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin.

Pasi i përjashtoi nga Partia, Basha tashmë ka vendosur ta mbushë sallën me anëtar dhe mbështetas të LSI-së. /CNA.al

Lajmet e fundit nga