LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon, Kuvendi i Bashës

29 Prill 2018, 09:09, Aktualitet CNA
Dështon, Kuvendi i Bashës

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punimet paraditen e sotme. Mirëpo ka zhgënjyese pjesëmarrja, në këtë Kuvend.

Partia Demokratike zyrtarisht ka deklaruar se ka 7 000 anëtarë te Kuvendit, por salla e Pallatit të Kongreseve ku mbahet Kuvendi, ka një kapacitet prej 2 400 vende dhe maksimumi sido që të radnhite salla nuk zë më shume se 3 000 persona.

CNA.al mëson se gjysma e pjesëmarrësve në këtë Kuvend janë pa mandate, pra nuk janë anëtarë te Kuvendit.

Përtej LSI dhe anëtarësisë pa mandat në sallë ndodhen punonjësit e bizneseve të kunatit dhe disa deputetëve të PD.

Basha për të mbuluar dështimin e tij e ka mbushur sallën me anëtarësi të thjeshtë me pjesëmarrës nga call centerat e biznesit të kunatit dhe me mbështetës të LSI-së.

CNA.al, pati raportuar më herët se kreu i PD ka kërkuar mbështetje të fortë nga LSI, si një mundësi për t?i dhënë më shumë entuziazëm dhe për të mos rriskuar me mbushjen e sallës.

Basha, ka kërkuar nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi që të mundësojë rreth 500-1000 mbështetës të LSI-së të pranishëm në sallë, si mundësi bashkëpunimi, e cila do të sillte më shumë entuziazëm në Kuvend, çka do të tregonte se koalicioni kish marrë bekimin në bazë.

 

Lajmet e fundit nga