Connect with Us

Alarmon deputetja demokrate/ 67 000 biznese u mbyllën në pesë vitet e fundit

Aktualitet

Alarmon deputetja demokrate/ 67 000 biznese u mbyllën në pesë vitet e fundit

Publikuar

-

Pandemia goditi tregtarët e vegjël, falimentojnë mbi 9000 biznese

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalët së saj në Kuvendin Kombëtar të PD –së,  tha se 67 000 biznese në pesë vitet e fundit kanë mbyllur qepenat dhe se kjo situatë nuk mund të tolerohet më.

“Sot jemi mbledhur në këtë sallë përfaqësues të forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri dhe me shumë mundësi forcës politike më të dashur ndër shqiptarë, të ngritur mbi vlerat më të larta; si liria dhe mundësitë e barabarta për të kryer biznes.

Jemi partia politike që përfaqësojmë më së miri sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik të shëndetshëm, lirinë dhe zbatimin e ligjit, ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe punësimit.

Kemi qenë ne forca e parë politike që kemi hedhur themelet për të ngritur një ekonomi të lirë pasi gjetëm një Shqipëri të rrënuar, kjo nuk është pak. Ndaj sot jemi përballë jush për te kërkuar që të zgjedhim të ardhmen dhe jo të tashmen që qeveris si vazhdim i katër viteve të shkuara.  Ne, nuk kemi më kohë!”, ka thënë Tabaku.

Sipas saj janë mbi 200 mijë shqiptarë që janë larguar këto vite nga vendi ynë, potencial për një komb që ka mundësinë të krijojë një ekonomi të shëndetshme dhe të prodhojë.

“Mund të jenë shumë arsyet që bashkëkombësit tonë largohen, por jam e bindur që më kryesorja lidhet me mungesën e lirisë. Kam dëgjuar në këto katër vite e pak sipërmarrës që nuk ankohen vetëm nga taksat e larta që u imponohen për vit nga qeveria, ato tanimë kanë nisur të ankohen për dhunën e vazhdueshme që qeveria ushtron në kontrollet tek bizneset e tyre. Arrogancën e pakuptimtë që qeveria përmes institucioneve ushtron mbi bizneset që përditë e më shumë po përkulen nga goditjet fiskale që po marrin, nga gjobat e papërballueshme me të cilat po ndëshkohen.

Sot, ato nuk kanë lirinë as për të shprehur mendimet e tyre sepse frika se nesër qeveria me ushtrinë e saj të tatimorëve do të vijë të gjobisë biznesin është po aq e madhe sa në vitet 1991”, ka thënë më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi uron mësuesit/ Shpalos disa pika të programit të PD për arsimin

Sipas saj zotimi i PD –së për taksa me të ulëta janë bazat për të zhvilluar një ekonomi të shëndetshme dhe për t’i rikthyer lirinë biznesit duke e mbajtur larg tiranisë së qeverisë dhe arbitraritetit të saj.

“Ne besojmë që vendosja e TVSH-së tek bizneset e vogla do të thellojë akoma më shumë krizën e konsumit dhe problemin e informalitetit dhe do të rëndojë kostot e biznesit. Ndaj do ta heqim atë në ditët e para të qeverisjes.

Ne jemi të bindur se stabiliteti fiskal mund të arrijnë nëse biznesi taksohet më pak dhe qeveria shpenzon më me eficencë dhe jo duke angazhuar paratë e taksapaguesve për sheshe e qendra qytetesh ku askush nuk jeton më.

Partia Demokratike është e bindur se liria e sipërmarrjes i jep një shans të munguar deri më sot bizneseve të vogla që po ndëshkohen sot për interesin e një grushti biznesmenësh që duan ekzistencën e një tregu të kontrolluar dhe jo lirisë së tij”, ka thënë ndër të tjera Duma./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj makinës së deputetit/ PD: Prapravijë politike, presion ndaj opozitës

LEXO EDHE:  Pollo që nuk iku kurrë nga PD-ja sulmon kritikët e Bashës

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Halim Kosova e sulmoi hapur/ Bardhi: S’kam dëgjuar asnjë kritikë për staturën time

LEXO EDHE:  Pse Luli nuk duhet besuar?

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Deputetët e Bashës braktisin zgjedhësit

LEXO EDHE:  “Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat”/ PD: Në Shkodër veprohet me standartin e "dëshirave” të Zyrës Arsimore

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE