LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu, gjyqtarët nuk tërhiqen/ Zbardhet kërkesa e tyre për politikën

28 Prill 2018, 11:53, Aktualitet CNA
Vettingu, gjyqtarët nuk tërhiqen/ Zbardhet kërkesa e tyre

Gert Hoxha është rizgjedhur në kreun e Bordit Drejtues të shoqatës ‘Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Në të njëjtën mbledhje që është zhvilluar paraditen e së shtunës, Unioni i Gjyqtarëve ka edhe anëtarët e bordit drejtues.

Pas rizgjedhjes në postin e kryetarit, në emër të Unionit të Gjyqtarëve Hoxha, apeloi politikanët  që të mos ndërhyjnë në procesin e Vettingut.

Sipas tij gjyqtarët nuk do të tërhiqen nga ky proces.

?Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh mbështetjen e tij maksimale për vijimin e procesit të vettingut si një garanci për të patur një sistem sa më të drejtë të pavarur efikas në shërbim të popullit shqiptar.

Unioni kërkon nga opinioni publik, media dhe politika të mos influencojë procesin e vettingut me deklarata të pabaza e shpeshherë emocionale të cilat në dukje i shërbejnë integrimit të shoqërisë tonë në familjen e madhe europiane por në fakt na largojnë përherë e më tepër nga kjo familje e madhe, nga vlerat e saj?, ka thënë Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga