LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzua për ngacmim seksual ndaj të miturës/ Zbardhet vendimi për mësuesin

28 Prill 2018, 13:52, Kronika CNA
U akuzua për ngacmim seksual ndaj të miturës/ Zbardhet vendimi

Pas denoncimit  nga prindërit e një vajze të mitur, për ngacmim seksual, mësohet se është vendosur pezullimi përkohësisht nga detyra i mësuesit në një shkollë në Delvinë.

Pas qarkullimit të këtij lajmi në media, vjen edhe reagimi i parë, ku thuhet se Neshat Tepelena është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përgjegjësi i shkollës Pëllumb Qerimi është shprehur se do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës, ndërsa pritet të bëhet edhe përballja mes prindërve të të miturës dhe mësuesit që akuzohet për pedofili.

Lajmet e fundit nga