LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” Rama: Ik Elisa, ke dështuar

28 Prill 2018, 09:44, Aktualitet CNA
“Shpërthen” Rama: Ik Elisa, ke dështuar

Kryeminstri Edi Rama ka kritikuar ashpër koordinatoren e Elisa Spiropali.

Sipas Ramës, Spiropali,  nuk e ka bërë si duhet punë e saj dhe për këtë nuk ka nguruar t?i thotë ?ik Elisa, nëse nuk e bën dot këtë punë?.

Ai I ka kërkuar asaj emra konkretë kryetarësh bashkie që duhen shkarkuar dhe jo vetëm fjalë.  ?Prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte se cilët kryetarë bashkie duhen shkarkuar sot dhe jo nesër.

“Elisa nuk ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë.  Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke.

Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore cdo njeri që ka problem me administratë dhe t?ja zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit ku duhet t?i drejtojnë njerëzit.

Kryetarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërteta. Dhe unë shpresoj ta bëjë.

Ik Elisa nëse nuk e bën dot këtë punë?- tha Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga