Connect with Us

Sherr për turnin e punës/ Shqiptari sulmon me shufër hekuri shefin

Aktualitet

Sherr për turnin e punës/ Shqiptari sulmon me shufër hekuri shefin

Publikuar

-

Ka ndhur në Ravenna të Italisë, ku siç njoftojnë mediat vendore: një sherr për turnet e punës ka përfunduar në dhunë fizike.

Sipas mediave italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një ndërmarrje në Cotignola dhe ka për protagoniste dy shqiptare, njëri prej të cilëve i është sulur me një shufër hekuri shefit të tij duke e bërë për spital.

Sherri nisi pas një debati për turnet mes shefit të ndërmarrjes, një marokeni 36-vjecar dhe një shqiptari, punëtor në ndërmarrje, 42 vjeç. Në debat ka ndërhyrë një tjetër punëtor shqiptar, i cili i ka shkruar në ndihmë bashkatdhetarit të vet.

LEXO EDHE:  Sherr në Korçë/ Plagoset një person

Mësohet se ai ka rrëmbyer një tub hekuri dhe e ka goditur duke e lënë të shtrirë përtokë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një sërë detajesh të reja lidhur me ngjarjen në Elbasan dhe autorin e atentatit Arbër Paplekaj.

Në një intervistë për ABC, Hoxha tha se autori ka qenë pjesë e sigurisë në ambasadën amerikane, por ishte larguar nga aty dhe më pas kishte shërbyer si truprojë i një biznesmeni.

Sipas gazetarit, Papkolaj është përfshirë në fushatën e PD në Elbasan dhe në mbrojtje të Gazmend Bardhit pasi dihet që në këtë qytet PS ka një mbështetje të madhe.

Sa i takon armës së krimit, Artan Hoxha tha se ishte me leje.

Kemi tre palë të dëmtuara, viktima, PD dhe policia e Shtetit.  Ai ka qenë në Afganistan si pjesë e Policisë.

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë që ka pasur RENEA është me origjinë nga tropoja dhe baba i katër fëmijëve. Ka qenë dy herë efektiv i RENEAS, para se të shkëputej ka qenë për dy vjet pjesë e sigurisë, shoqërues i ambasadës amerikane.

Tre muaj më parë është larguar nga ambasada e SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni. Më pas iu kërkua të ishte mbështetës i Bardhit. Bardhi nuk ka truproja nga garda. Në Elbasan qarkullonte fjala që ai do ishte ministër i Brendshëm i ardhshë. Janë marrë njerës të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  VIDEO/ Katër taksixhinj, sherr me grushta tek Zogu i Zi 

LEXO EDHE:  Sherr në Korçë/ Plagoset një person

 

LEXO TE PLOTE