Aktualitet
Rama u tregon “dhëmbët” gjyqtarëve dhe prokurorëve/ “Po iu shembet pallati i drejtësisë”

“Pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit brenda pallatit nuk kanë shpëtim, njerëzit po e shohin se si po përshkallëzohet procesi e si po ikin një e nga një ata që e mbajtën peng pallatin e drejtësisë. Ne duhet të shpjegojmë se ata nuk shpëtojmë me kaq”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në asamblenë e Partisë Socialiste, teksa ka folur për procesin e vetingut.
Më tej Rama ka thënë se të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e sistemit të drejtësisë do t’I nënshtrohen procesit të vetingut dhe për ta nuk ka shpëtim.
“Vetingu është pastrimi dhe vënie e një sistemi drejtësie që jep drejtësi dhe nuk do lërë askënd nga ata që ikin pa e rithirrur për ti thënë ku i gjete paratë. Ashtu si njerëzit përsërisin pse s’bëhet vetingu nga qeveria dhe politika.
Vetingu që po bëhet ka synimin të pastrojë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua, edhe për këdo qoftë tjetër atë që sot vetingu bën për gjykatësit dhe prokurorët. Duhet të jemi krenarë që PS, që është e vetmja forcë, që mendon dhe vepron si forcë e të ardhmes”- tha Rama. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...