LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “dush të ftohtë” strukturave/ Kërcënon me “prerje kokash” ministrat dhe krerët socialistë

28 Prill 2018, 10:09, Aktualitet CNA
Rama “dush të ftohtë” strukturave/ Kërcënon me

 

Kryeministri Edi Rama, i ka bërë për ujë të ftohtë strukturat e Partisë Socialiste.

Rama është rikthyer edhe njëherë tek protesta e qytetarëve të Kukësit, duke e konsideruar  si një mësim të madh që i bëri të kuptojnë  përgjegjësitë.

?Ne nuk duhet të kalojmë më ligje pa i bërë më parë transparente për publikun. Është detyra jonë t ?ua  shpjegojmë dhe nënvizojmë qytetarëve se çfarë po bëjmë?, ka thënë Rama, i cili më tej ka zbardhur strategjinë para-zgjedhore.

?Duke filluar nga java e parë e majit të gjithë ne do të bëjmë fushatën tonë njëjtë si fushata zgjedhore me të njëjtin intensitet dhe vullnet. Nuk do të fitojmë vota se nuk të kemi kundërshtarë përpara, por të fitojmë çdo mendje dhe zemër për të na dëgjuar?, ka thënë më tej Rama, ndërsa nuk i ka lënë mënjanë ironitë dhe krahasimet, se beteja do të jetë njëjtë, sikur Real Madriti  të tentonte për për të mundur Vaqarrin.

Sipas Ramës, në fund të fushatës do të shikohet për të bërë zëvendësimin e ministrave, anëtërave të kryesisë, sekretariatit të  partisë si dhe kryetarëve të partisë që nuk kanë përmbushur detyrat./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga