LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mburru me Majlinden doktor, jo me Lulin e Griden

28 Prill 2018, 17:07, Aktualitet CNA
Mburru me Majlinden doktor, jo me Lulin e Griden

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha sot në një dalje të tij në News 24 ndër të tjera ka komentuar edhe emërimin e zonjës Majlinda Bregu në një ndër institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Europian.

Në fakt ajo ka qënë një zgjedhje, ka qënë një garë. Pra, ka qënë Bashkimi Europian që e ka zgjedhur Majlinda Bregun të jetë pjesë e strukturave të saj. Zonja Bregu nuk është zgjedhur nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha dhe aq më pak nga Sali Berisha. Por, ka një detaj, Majlinda Bregu është ish-ministrja e Integrimit e qeverisë se Sali Berishës dhe është një zgjedhje dhe investim në politikën shqiptare nga vetë Sali Berisha.

Çuditërisht lideri historik i Partisë Demokratike artikuloi faktin se duhej të pyetej Lulzim Basha, apo Majlinda duhej ta pyeste Lulzim Bashën për zgjedhjen e saj.

Në fakt ka disa pyetje që i duhen bërë doktorit.

Së pari, për çfarë arsyeje duhet të pyeste Majlinda Bregu Lulzim Bashën, kur zgjedhjen e bënte BE-ja?

E ka uruar Eduard Kukan, Jozeph Doul dhe Partitë Popullore Europiane. Pra kanë qënë ata që kanë bërë garën e Majlindës dhe për Majlindën.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, Majlinda Bregun dhe shumë të tjerë i ka nxjerrë me ?shkelma? nga selia. I ka sulmuar, i ka akuzuar, ka shpifur, i ka fyer vetëm që të mbante Partinë Demokratike të Sali Berishës për veten e tij dhe të mos e ndante atë me askënd tjetër.

Së treti, ka edhe një detaj tjetër mjaft të rëndësishëm.

Zoti Berisha sot më shumë se kurrë duhej të krenohej dhe të mburrej me Majlinda Bregun. Është një zonjë që për herë të parë në histori kap një nivel të tillë të lartë në Bashkimin Europian. Kjo bën krenar çdo shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike. Bën krenare gratë shqiptare për karrierën politike. Bën krenarë edhe politikanët, përfshirë edhe ata politikanë të dështuar.

Ata që ka mërzitur Majlinda unë i kuptoj. Ne e kuptojmë dhe të gjithë e kuptojnë. Është Lulzim Basha dhe tarasi i tij, por çuditërisht pse dhe doktori hyn këtu?

Ajo që të gjithë i çudit në fakt është qëndrimi i Berishës. Por,  përtej kësaj mund ti themi vetëm një fjali. Doktor mburru me Majlindën, jo me Lulin dhe jo me Gridën!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga