LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata bombë/ Rama tentoi të shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh” në vend të Tahirit

28 Prill 2018, 16:36, Aktualitet CNA
Deklarata bombë/ Rama tentoi të shesë Adriatik Llallën si

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ?peshku i madh? që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhjet me trafikantët e drogës, siç tha Berisha.

I ftuar në studion e emisionit ?Kjo Javë? në News 24, Berisha tha se kryeministri Rama u përpoq, që ta zëvendësojë ?kokën? e Tahirit me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

?Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t?ju hedhur hi syve. Për t?ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë?,- tha Berisha.

Lajmet e fundit nga