Connect with Us

Takimi Meta-Tusk/ Ja çfarë u bisedua

Aktualitet

Takimi Meta-Tusk/ Ja çfarë u bisedua

Publikuar

-

Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti Meta e konsideroi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Presidentit Tusk në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, shenjë e vëmendjes dhe mbështetjes gjithnjë e në rritje të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi vizitën dhe mesazhet inkurajuese që Presidenti Tusk përcolli gjatë vizitës së tij në Tiranë, të cilat duhet të nxitin të gjitha institucionet shqiptare drejt arritjeve konkrete në zbatim të 5 prioriteteve kyçe.

Duke shpresuar në vendimmarrjen pozitive të Këshillit të qershorit ndaj rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, Presidenti Meta theksoi se ky do të ishte një moment oportun për të marrë përgjegjësi të reja dhe më angazhuese karshi qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë.

Presidenti Meta pohoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe angazhimin e shprehur qartë për kaluar në fazën e vështirë të negocimit drejt anëtarësimit.

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan takohet me Kurtin e Konjufcën/ Kërkon të formohet qeveria sa më shpejtë

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka edhe vendimi për liberalizimin e sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, një hap i merituar që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt hapësirës Shengen. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Deputetët e PS kërkesë Kuvendit/ Çfarë kërkojnë socialistët ndaj Metës

LEXO EDHE:  "Takimi me Metën, për puçin Kushtetues"/ Vasili "dy fjalë" për Dovranin: Po shkele ligjin, mban përgjegjësi

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE