LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve në një biznes shqiptar

27 Prill 2018, 08:13, Aktualitet CNA

Rreth dy të tretat e bizneseve sot nuk kanë një plan për zhvillimin e punonjësve për pozicione drejtuese-sipas një artikulli të publikuar në CNBC.

Mund të ketë shumë arsye për këtë gjë por një nga më të fortat është për shkak të procesit shumë të lodhshëm të planifikimit i cili është shumë i rëndësishëm por ndërkohë kërkon shumë kohë për tu realizuar dhe burime të mëdha financiare dhe njerëzore.

Por ka një mënyrë që disa biznese dhe organizata sot po e aplikojnë. Ky është procesi i zhvillimit të talenteve brenda organizatës ose Talent Pool.

?farë është procesi i Talent Pool?

Talent pool, njihet ndryshe dhe si grupi i performuesve dhe i punonjësve me potencialin më të lartë të cilët futen në një proces zhvillimi nëpërmjet një trajnimi të veçantë për të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha në fusha të caktuara.

Si planifikohet një program Talent Pool?

Në fillim një kompani duhet të identifikojë fushat dhe rolet që ka nevojë ajo dhe ku kërkohet vëmendje! Përcaktohen ato hapësira që një biznes i ka kyçe në procesin e zhvilimit dhe rritjes së tij në të ardhmen si dhe që sigurojnë atë për një qëndrueshmëri të asetit më me vlerë në kompani, aseteve të Burimeve Njerëzore. Pasi kanë vlerësuar nevojën e tyre bizneset bëjnë të mundur identifikimin e talenteve brenda në kompaninë e tyre, talente të cilët demonstrojnë një potencial të lartë dhe aftësi drejtuese. Që një kompani të sigurojë vazhdimësi të cilësisë dhe siguri të burimeve njerëzore duhet që procesi të jetë i vazhdueshëm dhe vëmendja ndaj talenteve në kompani të jetë në vend të parë.

Kështu duke siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi të vazhdueshme të burimeve njerëzore një kompani arrin të sigurojë avantazhin konkurues të saj në tregun e punës dhe rritjen e biznesit që mbështetet pikërisht nga këto profesionistë që janë pjesë e stafit të saj.

Cilat janë ato biznese që aplikojnë një proces të tillë në organizatë? A ka në Shqipëri biznese të tilla dhe ku mund të gjenden ata?

Një nga bizneset shqiptare që ka aplikuar një proces të tillë është Grupi Balfin. Tashmë prej një viti në këtë grup ka filluar procesi i identifikimit të talenteve të reja që do të mund të sigurojë për grupin drejtues të shoqërive, apo drejtues të departamenteve të rëndësishme për kompanitë e grupit. Kjo është parë e nevojshme pasi Grupi Balfin si një grup shumë dinamik dhe me investime të fuqishme në Shqipëri por dhe në vende të tjera, është gjithmonë në kërkim të talenteve të reja në çdo fushë ku operon. Ky proces i plotësimit të nevojave për grupin sigurisht që ruan një balancë të mirëkordinuar të punësimit të ekspertëve më të mirë të fushave të ndryshme që vijnë nga biznese dhe industri jashtë grupit dhe punonjësve që janë pjesë e grupit prej vitesh.

Grupi i parë i talenteve u diplomua në fund të muajit mars në një event ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të Grupit si dhe pjesëmarrësit në këtë proces zhvillimi. Gjatë këtij eventi CEO e Grupit Balfin Znj. Edlira Muka shprehu mbështetjen e drejtuesve të Grupit dhe të Presidentit të tij Z. Samir Mane për vijimësinë e zhvillimit të një programi të tillë i cili krijon talente të cilët do të jenë shumë të vlefshëm në vijim për ecurinë pozitive të Grupit.

Gjithashtu Znj. Anjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore të Grupit shprehu se ky event i diplomimit të grupit të parë të Talenteve Balfin është finalizimi i një programi një-vjeçar por dhe fillimi i një rrugëtimi drejt çuarjes përpara përmes fuqizimit dhe sigurimit të burimeve njerëzore sa më të përgatitura. Ky është një gur i parë kilometrik në rrugën e gjatë që Grupi Balfin ka ndërmarrë në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të aseteve njerëzore.

Realizimi i këtij programi – që nga ideja e deri në ditën e diplomimit – ka kaluar një rrugë jo të lehtë.  I gjithë procesi për këtë program zhvillimi, ka qenë një proces dinamik e mjaft kërkues me sfida të mëdha duke kaluar nëpërmjet fazave dhe proceseve të ndryshme.

Nevoja për profesionistë në pozicione drejtuese, dëshira për të zhvilluar punonjësit dhe krijimi për ta i një kuadri karriere si dhe mangësitë që paraqet tregu i punës në Shqipëri në nivelin menaxherial, janë të gjitha elemente që sollën të domosdoshme ngritjen e këtij programi. Kështu gjendur përballë sfidave që kërkon biznesi, e vetmja mënyrë për ti përballuar me sukses ato dhe për të patur arritje të objektivave afatshkurtra por më tepër ato afatgjata për një korporatë është të ketë një kapital njerëzor cilësor dhe të motivuar.

Pas identikimit të kandidatëve, procesi kalon në disa hapa për të bërë të mundur realizimin me sukses të programit. Fillimisht zhvillohet procesi i paraselektimi ku secila kompani dorëzon propozimet për kandidatë të cilët duhet të plotësonin disa kritere dhe vlerësime në formate të përcaktuara dhe specifike për këtë qëllim.

Pas selektimit në këtë fazë të gjithë kandidatët e selektuar kanë kaluar një numër të caktuar testesh me shkrim në fusha logjike apo fusha që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale dhe menaxheriale. Kandidatët që kaluan dhe fazën e testimit kaluan më pas në fazën e fundit, atë të intervistimit në zyrat qëndrore Balfin, dhe së fundmi kandidatët që kaluan me sukses dhe këtë fazë u bënë pjesë e grupit të parë të Talent Pool 2017. Pra një proces i rregullt që ndiqet nga kompanitë e mëdha dhe korporatat në botë.

Ndërkohë që pjesëmarrësit e përzgjedhur gjate vitit pa ndërpreprje nga procesi i punës kanë patur mundësinë të zhvillohen më tej:

Të treja këto mënyra janë një kombinim që në gjuhën e zhvillimit të punonjësve quhen ?Blended Learning? dhe nëpërmjet kësaj metode i jepet mundësia punonjësve të marrin njohuri, ti praktikojnë dhe ti avancojnë ato në punën e tyre. Kjo bën që vetë këta punonjës më pas bëhen të afte jo vetëm për të menaxhuar përgjegjësitë që ata aktualisht kane por dhe të marrin përsipër sfida të reja edhe më të mëdha dhe për më tepër të përballojnë me sukses këto sfida.

Plani për të ardhmen

Biznesi ndryshon, me kohë ndryshojnë prioritetet dhe nevojat e Grupit, dhe si rrjedhojë mund të ndryshojë dhe kërkesa gjithnjë e në rritje për talente, mund të diversifikohet kjo kërkesë si dhe mund të rritet numri i personave që do të përfshihen në këtë program. Por pavarësisht kësaj, Grupi Balfin do të vijojë programin e tij të Talenteve, madje duke e rritur dhe më shumë numrin e tyre për të patur një plejadë profesionistësh të cilët duhet të jenë të aftë të drejtojnë kompani apo biznese jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, me një portofol që përfshin qëndrat më të mëdha tregtare si TEG dhe QTU, kompanitë lider në fushën e pajisjeve elektroshtëpiake si Neptun, brande ndërkombëtare si Jumbo, SPAR, etj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga