Connect with Us

“Po ju kthejmë nga gënjeshtarë në aleatë”/ Biznesi i vogël i kundërpërgjigjet Ramës

Aktualitet

“Po ju kthejmë nga gënjeshtarë në aleatë”/ Biznesi i vogël i kundërpërgjigjet Ramës

Publikuar

-

Përfaqësuesi i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto ka reaguar në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, për të thënë në sy të vërtetat dhe për akuzën e bërë se biznesi gënjen, pasi nuk e ka me TVSH por me tavanin

Nasto ka kritikuar Ramën, duke deklaruar se aktualisht ka një klimë armiqësore ndaj biznesit.

Ndër të tjera Nasto, i ka thënë Ramës se janë shtuar taksat dhe klima është shume e keqe për të bërë biznes.

‘Sa për çështjen e të gënjyerit kemi qenë bashkë kur bëmë luftën ndaj informalitetit. Grupet që punojnë poshtë me bazën janë bërë ç’të të them, aty kasa fiskale ka një veprim që thotë ju lutem prisni, ne gjobitemi se na thonë, kujt i thua ti ju lutem prisni, kjo është çmenduri, ai është vetë procesi. Na thonë që nuk janë aq burra sa nuk i thonë në sy, nuk kam asnjë problem, ju kritikoj se bashkëbisedimi nuk është i keq, nuk kam ardhur ti zë vendin ndonjë deputeti, ne do vdesim biznese, nuk pretendojmë ti zënë vendin dikujt. Po flas për taksat, nuk duam rritje, tarifat e vendorëve janë të larta. Kasat, çmimi është shumë i lartë, servisi e mirëmbajtja janë jashtëzakonisht të lartë për një biznes të vogël, ju lutem shumë, duam të ulen tarifat nëpër bashki, taksat”- tha Nasto.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

4 viktima dhe 83 raste me Covid-19/ Në Infektiv shtrohen edhe moshat e reja

Publikuar

-

Nga

4 viktima dhe 83 raste të reja/ Në Infektiv shtrohen edhe moshat e reja

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur betejën 4 persona, po aq sa edhe një ditë më parë. Tashmë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 93, ndërsa lajmi pozitiv i kësaj të diele, është shërimi i 65 të infektuarve. Për nga rastet ditore, Tirana vijon të sjellë shifra ditore shqetësuese, thuajse sa gjysma e gjithë qyteteve të tjera së bashku.

Shtrimet në spital

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.  Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

LEXO EDHE:  Mjekët shqiptarë në ndihmë të Italisë/ Conte falenderon Shqipërinë

LEXO EDHE:  Meta dhe Rama harrojnë “luftën”?/ Presidenti: Jam gjithmonë i disponueshëm për...

Rastet ditore dhe shpërndarja 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale 32 353

Raste pozitive 3454

Raste të shëruara 1946

Raste Aktive 1415

Humbje jete 93

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 591 Durrës 223 Shkodër 180 Vlorë 113 Lezhë 63 Fier 29 Kukës 43 Korçë 32 Elbasan 36 Berat 39 Gjirokastër 25 Dibër 18. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Drogonin e abuzonin seksualisht me 17 vjeçaren/ Arrestohen 4 persona në Krujë, në kërkim dy të tjerë

Policia e Krujës pas një hetimi 8-mujor arriti të finalizonte me sukses operacionin e Koduar ‘Nikla’ duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale të shfrytëzim prostitucioni, trafikim dhe kultivim bimësh narkotike.

“Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;

LEXO EDHE:  Kërkoi takim në pesë të mëgjesit/ Shkrimtari “degjeneron” Metën

LEXO EDHE:  “Rama në gjurmët e Ramiz Alisë”/ Zbulohet strategjia e kryeministrit

S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Moody’s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Raporti i Moody’s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku publikpo dje raportin e agjencisë prestigjioze  Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

Por ndryshe nga Partia Demokratike, duket se e sheh Ministria e Financave e cila thotë se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

“Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë së Financave, përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal tëfinancave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë.

“Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, sqaron ministria.

LEXO EDHE:  Meta dhe Rama harrojnë “luftën”?/ Presidenti: Jam gjithmonë i disponueshëm për…

LEXO EDHE:  Kërkoi takim në pesë të mëgjesit/ Shkrimtari "degjeneron" Metën

Ndërkaq, ministrja Anila Denaj, duke iu përgjigjur akuzave të PD-së, shkruan se: Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë. Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody’s. Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%. Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit. Këtë vit, më shumë se cdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian”.

LEXO TE PLOTE