LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalet Kryemadhi/ Ju shpall “luftë” njerëzve të Metës

27 Prill 2018, 12:53, Aktualitet CNA
Nuk ndalet Kryemadhi/ Ju shpall “luftë” njerëzve të

Lëvizja Socialiste për Integrim krahas braktisjes së këshilltarëve në këshillat bashkiakë në shumë rrethe, duket se po përballet edhe me probleme të tjera të brendshme.

Pasi disa prej deputetëve të kësaj partie, Edmond Haxhinasto apo Robert Bitri kanë dalë hapur kundër vendimeve të Kryemadhit, kryetarja e LSI në intervistën e dhënë për gazetarin Roland Qafoku la të kuptohet se ata mund të largohen nga kjo forcë politike.

Kryemadhi deklaroi se ata janë shokë të Ilir Metës dhe janë vendosur nga ai deputetë.

?Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës.

Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar.

Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet. Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik?, tha Kryemadhi duke thumbuar kështu deputetin Bitri.

Ndërsa në lidhje me deputetin Haxhinasto, Kryemadhi është shprehur; ?Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri?.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, CNA.al raportoi se 3 deri në 4 deputetë të LSI-së pritet të largohen nga kjo forcë politike dhe ti bashkohen Partisë Socialiste.

Janë këta deputetë të sipërpërmendur apo janë të tjerë deputetë të pakënaqur që do të bashkohen me Edi Ramën, kjo pritet të shikohet në ditët në vijim/ CNA.al

Kush janë tre deputetët e LSI-së që ikin me Ramën?  

Lajmet e fundit nga