LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH publikon shifrat tronditëse/ 1 miliard dollar u zhdukën nga arka e shtetit

27 Prill 2018, 07:43, Aktualitet CNA
KLSH publikon shifrat tronditëse/ 1 miliard dollar u zhdukën nga arka

Shifra tronditëse janë publikuar nga mediat, por edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me zhdukjen e parave nga arka e shtetit.

Në një raport të ditëve të fundit, KLSH bën të ditur se një shifër prej 1 miliard dollarësh është shpërdoruar nga fondet publike.

?Në total, janë konstatuar shkelje në shumën e rreth 825.6 milionë eurove?, vlerësojnë ekspertët e KLSH-së. Një dëm ky që sipas tyre, është shkaktuar prej institucioneve së pari, nga parregullsitë dhe shkeljet e tyre financiare me shpenzimet e kryera gjatë vitit të kaluar.

?Vetëm ky dëm llogaritet në shumën totale prej 85.8 milionë eurosh?, vlerësojnë ata. Ose e thënë më thjesht, i bie që ai të jetë sa 1/10-ta e gjithë dëmit financiar shkaktuar buxhetit të përbashkët të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, KLSH thekson se një veprim që duket se e dëmton atë është edhe ai i shkeljes së disiplinës financiare.

?Ndikimi negativ që ajo ka shkaktuar ka qenë rreth 700 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe rreth 50 milionë euro në fushën e shpenzimeve?.

Ndër të tjera, ekspertët e KLSH-së ngrenë alarmin se çka paraqitet më shqetësues, është fakti se dukuria e shpërdorimit të fondeve publike, e konsoliduar sidomos në vitet e fundit, ka një prirje negative, e predispozuar të vazhdojë.

?Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit, vazhdon të mbetet i lartë?, theksojnë ata.

Gjë që sipas tyre, e tregon edhe kurba në rritje nga viti në vit, e shpërdorimeve me fondet publike.

Konkretisht, ajo tregon se niveli i tyre është dyfishuar me periudhën e dhjetë viteve më parë. Teksa ka arritur, nivelin e saj më të lartë, në vitin 2015, kur u denoncua edhe shifra më e lartë e tyre, deri në 125 miliardë lekë.

Një tjetër kritikë e hapur që theksohet në raport është fakti se ?KLSH nga auditimet e kryera në vitin 2017 ka identifikuar mungesë përgjegjshmërie nga titullarët e institucioneve të çdo niveli, mosnjohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të dobëta dhe inefiçencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke krijuar të gjitha mundësitë për shpenzime jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në shpenzimin e fondeve buxhetore?.

Lajmet e fundit nga