LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kini guxim, ma thoni para kamerave atë që ma thatë në sy”/ Për çfarë flet kryeministri?

27 Prill 2018, 09:32, Aktualitet CNA
“Kini guxim, ma thoni para kamerave atë që ma thatë në

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Financave po zhvillojnë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Në fillim të takimit, Rama i ka kërkuar biznesit tja thotë dhe para kamerave atë që sipas tij ja ka thënë në sy, ndërsa ka akuzuar biznesin se gënjen, pasi nuk e ka me TVSH por me tavanin.

Në vijim të dialogut të nisur me biznesin e vogël, Rama ka shpjeguar sot se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2mln xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, po mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve.

Gjithashtu kreu i ekzekutivit ka deklaruar se rritja e pragut të xhiros mbi 100 mln lekë në vit do te heqë stresin e madh të biznesit që tashmë genjen me bilancet e rreme. ?Kjo me qëllim mosrritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t?i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8 mln?-tha ai.

?Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat, por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë, se duke e kapërcyer atë ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë, gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë cështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve?- tha ai.

Lajmet e fundit nga