LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanos me armë zjarri fqinjin dhe plagos bashkëshorten/ Në pranga korçari

27 Prill 2018, 12:41, Kronika CNA
Kanos me armë zjarri fqinjin dhe plagos bashkëshorten/ Në pranga

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 36-vjeçari, i cili akuzohet se ka kanosur për motive të dobëta, me armë gjahu fqinjin dhe plagosur lehtë bashkëshorten e këtij të fundit.

Mësohet se I ndaluari është shtetasi Genci Firaj, 36 vjeç, banues në Dvoran, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Dvoran, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta fqinjën e tij shtetasen F.B, 64 vjeçe, banuese në Dvoran dhe më pas ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje, bashkëshortin e saj shtetasin R.B, 59 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut tip çifte.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga