LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ja si po abuzon Erion Veliaj me kreditë e buta

27 Prill 2018, 17:57, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Ja si po abuzon Erion Veliaj me kreditë e buta

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se përzgjedhja e përfituesve nga kreditë e buta në Bashkinë e Tiranës, po bëhet në mënyrë të parregullt dhe favorizon militantët.

Postimi i plotë:

Ja si i shperndane kredite e buta Lal Plehu apo kryetari bis i Partise Siçiliste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Pershendetje Doktorr, doja te beni publik nje rast abuzimi flagrant me qytetaret, ne bashkine Tirane. Eshte hapur keto dite aplikimi per kredite e buta, por ne dallim nga vitet e tjera ku bashke me formularin e aplikimit dorezoheshin edhe dokumentat, ne baze te te cilave vendosej kush e meriton e kush jo kredine e but… Sivjet po kerkojne vetem te plotesohen formularet e aplikimit, dhe na thone se do ju njoftojme per dokumentat pasi te shpalleni fitues.. fitues mbi cfar kriteri??? Dmth do ju thone militanteve te vet hajdeni se fituat, o burra plotesoni dokumentat.. keshtu i bie te jete.. Ju lutem bejeni publik rastin sepse eshte nje abuzim i hapur, Sepse numri i kredive qe do te miratohen eshte 500, Ju faleminderit.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga