LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Ramës në Gjermani/ Ish-deputeti socialist: "Rilindjes i ranë puplat në Berlin"

26 Prill 2018, 16:46, Aktualitet CNA
Vizita e Ramës në Gjermani/ Ish-deputeti socialist: "Rilindjes i

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, tashmë kryetari i partisë ZGJIDHJA, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe takimin e këtij të fundit me Kancelaren gjermane.

Me anë të një deklarate për mediet, Kokëdhima shprehet se, “Ndodhi ajo që pritej. Merkel e tha troç se “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh?. Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij, që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë”.

Sipas kreut të ZGJIDHJA, “Rilindjes i ranë puplat në Berlin”.

Reagimi i plotë:

Koço Kokëdhima

Ndodhi ajo që pritej. Merkel e tha troç se “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh?. Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij, që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë.

Ministri për Evropën, Michael Roth, ia bëri të qartë, ?se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, nuk mund të bëhet?. Të gjitha këto parakushte të artikuluara në Berlin, tregojnë se sa të drejta kanë qenë tezat dhe qëndrimet e partisë ZGJIDHJA për Rilindjen dhe qeverisjen e saj të kriminalizuar.

ZGJIDHJA kërkonte ndërtimin e ekonomisë kombëtare të kanabisit, Rilindja e bëri për zyrtarët e saj. ZGJIDHJA kërkonte çlirimin e zgjedhjeve, demokratizimin e qeverisjes, ndarrjen e pushteteve, çlirimin e politikës nga oligopoli i partive të vjetra dhe ndarjen e shtetit nga partitë e kapura, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe garantimin e lirive politike, ekonomike dhe njerëzore.
Rama duhet të zbardhë urgjentisht për popullin, mesazhet e Gjermanisë.

Kush janë ?parakushtet? në fjalë? Përrallat e propagandës së tij, tashmë të dalë boje, se ?në Europë ka bishta kundër Shqipërisë?, nuk i pijnë më ujë. Nuk kemi më kohë për të humbur. Duhet të mundësojmë patjetër hapjen e negociatave në qershor. ZGJIDHJA nuk ka asnjë shpresë te partitë e vjetra të Shqipërisë. E vetmja rrugë është rrëzimi i klikave të tyre të korruptuara dhe kriminalizuara, që po e çojnë vendin drejt greminës!
#ZgjidhjaËshtëShpresa

Lajmet e fundit nga