LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerri në Kamëz/ Zbardhen të tjera detaje, ngjarja në sy të fëmijës 6 vjeç

26 Prill 2018, 07:43, Kronika CNA
Tmerri në Kamëz/ Zbardhen të tjera detaje, ngjarja në sy

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Kamëz, ku një burrë u vra dhe bashkëshortja e tij u plagos gjatë një tentative grabitje.

Mësohet se i vrarë ka mbetur 52 vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci 44 vjeç, ndërsa policia gjeti në vendin e ngjarjes vetëm një gëzhojë pistolete. Policia ka mundur të rindërtojë skemën e vrasjes.

Në marketin ?Gerti? në rrugën ?OSBE? janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njëri prej tyre ka pasur pistoletë. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 52-vjecari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokojë grabitësin e armatosur duke e kapur në bel.

Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja e tij, Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua nga policia.

Gruaja është plagosur në këmbën e djathtë me një plumb. Po behet serish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6-vjecar i çiftit i cili ndodhej ne market. Marketi ishte ne oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 4 fëmijët. Marketi ka pasur kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe do ndihmojnë për identifikimin e autorëve.

Nderkohë uniformat blu bëjnë të ditur se nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndersa vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga