LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali - Basha ka frikë se nuk mbush dot sallën/ Në kuvend kush të mundet

26 Prill 2018, 15:57, Aktualitet CNA
Skandali - Basha ka frikë se nuk mbush dot sallën/ Në kuvend kush

Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbledhje e cila do të mbahet më 29 Prill, ditën e dielë dhe do të votohet për “Draftstatutin” e miratuar nga Këshilli Kombëtar. Partia Demokratike ka nisur njoftimin e anëtarësisë për të marrë pjesë në këtë mbledhje, që do të jetë për ndryshimet statutore, pra një Kuvend statutor dhe jo zgjedhor.

Po ashtu siç bëri në Këshillin Kombëtar, ku salla u mbush me militantë dhe nga administrata “Basha”, burime i thanë CNA.al se edhe këtë herë Luli, i gjendur në panik se nuk e mbush dot sallën, ka vendosur që një “call center” të marrë anëtarësinë në telefon dhe t?I ftojë për të marrë pjesë në Kuvend.

Statuti i PD e ka të përcaktuar se nga kush përbëhet Kuvendi Kombëtar i PD, pra cilët janë anëtarët e tij. Ky raport nuk po ruhet dhe nuk po respektohet aspak sipas përcaktimit të nenit 47, i cili saktëson se kush anëtarët e këtij Kuvendi.

Burime nga PD i thanë CNA.al, se po lajmërohet çdo njeri i mundshëm për të mbushur sallën prej 2400 veta të Pallatit të Kongreseve. Pra një sallë e cila i ka kapacitetet 3 herë më pak sesa numri i anëtarësisë së Kuvendit.

Bashën e ka zënë paniku nga dështimi i garantuar i Kuvendit Kombëtar, dhe jo vetëm po shkel me të dyja këmbët Statutin, por po e çon PD-në drejt humnerës. /CNA.al

Ja çfarë thotë Statuti: 

Lajmet e fundit nga