LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fortë i Arben Imamit për Lulzim Bashën

26 Prill 2018, 21:05, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i fortë i Arben Imamit për Lulzim Bashën

Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arben Imami, ka vijuar me sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që sipas tij është fajtori kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare në vend.

I ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Top Channel, të gazetarit Ylli Rakipi, ai ka paralajmëruar se Lulzim Basha nuk do të jetë kryetar i PD-së deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij, Basha edhe tani nuk është kryetar i PD, pasi ai është kryetar i Republikës së re, e cila nuk do të vijë dot kurrë në pushte. /CNA.al

Lajmet e fundit nga