LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndotja e mjedisit/ Ministri Klosi paralajmëron bizneset

26 Prill 2018, 14:07, Aktualitet CNA

Pas datës 22 prill të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të urdhëruara të dënojnë me masa shumë të forta ligjore, këdo që hedh mbetje në lumenjtë e vendit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi individë e biznese se do të përballen me goditjen më të madhe të  ligjit nëse do të ndotin mjedisin. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp bashkë me 12 prefektët e vendit të cilët kanë ndjekur në terren të gjithë organizimin e pastrimit gjatë Javës së Tokës, 16-22 prill.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia e Shtetit do të jenë në terren për të kontrolluar zbatimin e lejes mjedisore pa toleruar askënd. Në sitë edhe bizneset që kanë marrëdhënie me ujin e lumit. liqenit apo bregdetit, Në rast të mosdepurimit të ujërave të ndotur do të ndëshkohen me mbyllje. Masa të forta parashikohen edhe për shmangien e ndotjes akustike gjatë sezonit turistik, ndërsa falë një plani të hartuar në bashkëpunim me prefektët, duhet të rehabilitohen venddepozitimet, të cilat në asnjë rast nuk duhet të jenë pranë shtretërve të lumenjve.

Ministri Klosi prezantoi rezultatet e aksionit 1 javor gjatë të cilit u angazhuan 20.742 forca njerëzore  905 mjete, në pastrimin e rreth 155 segmenteve lumore, grykëderdhje dhe bregdet. Ministri Klosi u shpreh se këto të dhëna nuk janë fundi i një aksioni: por vazhdimi i operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?. Duke përmbyllur bilancin e një jave pastrimi nga veriu në jug të Shqipërisë, kreu i Turizmit dhe Mjedisit ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e operacionit mbarëkombëtar por mbi të gjitha të mos ndotin .?Patriot do të thotë në radhë të parë të mos bësh pis shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë?- tha ministri Klosi.

Fjala e ministrit Klosi

Janë dhënë e janë thënë nga kjo foltore, dhjetëra vendime e deklarime, por është hera e parë që ky podium i dedikohet tërësisht dhe eksluzivisht MJEDISIT.

Duke thënë këtë, kam pohuar të vërtetën se ndotja ka qenë një nga problemet e mëdha kombëtare të vendit tonë.  Jo si përgjegjësi i drejtpërdrejtë, por si qytetar dhe politikan kam ndjesën e plotë për situatën, shkaqet e të cilës, nuk është as vendi dhe as koha për t?i gjykuar apo analizuar. Sepse koha jonë sot ka nisur të punojë për të rehabilituar problemtikat e batërdisë 27 ?vjeçare që janë bërë me mjedisin.

Eshtë koha e Pastrimit të Shqipërisë që duam, Tokës që duam, Ajrit që duam ujit që na nevojitet,është koha të vazhdojmë të pastrojmë e gjelbërojmë Shqipërinë dhe të bëhemi përditë e më shumë në këtë lufte për t?u ndarë gjithmonë e më shumë nga e shkuara! Ftojmë nga kjo foltore të gjthë shqiptarët e ndershëm për të qenë sot patriotë pasi patriot do të thotë në radhë të parë të mos besh pis shtëpinë tonë të përbashkët, Shqiperine, patriot do të thotë sot që të gjithë së bashku ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam?.

Më vjen mirë të pohoj  këtë zotim jo në vetën e parë, por të flas në numrin shumës. Pasi pak kohë nga fillimi i punës sonë, ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?, kësaj aleance të fortë iu bashkuan të 12 prefektët në të gjithë Shqipërinë që kam fatin dhe rastin t?i falenderoj sot publikisht për punën e madhe që u bë në Javën e Tokës. Nga data 16 deri më 22 prill u ndërrmor aksioni më i madh dhe më i vështirë, bërë ndonjëherë në Shqipëri: pastrimi i shtretërëve të lumenjve dhe i bregdetit.

Si asnjëherë më parë, në të njëjtën kohë, në të gjithë vendin, me të njëjtin përkushtim e seriozitet, u angazhuan në këtë aksion plot: 20.742 forca njerëzore dhe 905 mjete, në pastrimin e rreth 155 segmenteve lumore, grykëderdhje dhe bregdet.

Dua të falenderoj të gjithë një për një, nga ushtria, bashkitë, institucionet, shkollat, e gjithë qytetarët e vullnetarët që nuk u kursyen në bashkimin më të madh të forcave në pastrimin jo vetëm të qëndrave të qyteteve, por të zonave më të vështira, skarpateve të lumenjve e grykëderdhjeve të tyre në det. Angazhimi i kësaj force të madhe në terren, bëri që në vetëm një javë,të largohen nga lumenjtë e bregdetet tona, mijëra ton mbetje.

Në Tiranë u pastruan të gjitha segmentet hyrëse të kryeqytetit, Urat e lumenjve pranë aeroportit, si dhe gjithë segmentet lumore të akseve në drejtim të Tiranës. U pastrua Grykëderdhja e Lumit përgjatë Lumit Shkumbin; Ura e Babrroit dhe përgjatë Lumit Tiranë, si plazhi i Spillesë.

Në Durrës u pastrua plotësisht  Plazhi i Durrësit, Ura e Gjolës, Shtrati i lumit Zezë, Shtrati i lumit të Tiranës në të dyja krahët, Ura e Sukthit dhe në krah të lumit ERZEN.

Në Elbasan u patrua me një punë titanike pothuaje i gjithë shtratit i lumit Shkumin: Labinot Fushë ?Broshkë, Hotolisht-Mirakë, Bregu i Liqenit të Banjës, segmenti  Qukës-Hotolisht, segmenti Paulesh-Peqin, Bregu i Liqenit Belsh

Në Korcë janë pastruar të gjitha segmentet lumore të këtij qarku, si dhe plazhet e liqenit të Pogradecit si dhe Plazhi I Pustecit.

Në Gjirokastër janë pastruar segmentet lumore që përshkruajnë këtë qark, përfshirë segmentet më të vështira: lumi i Bëncës,  Lumi i Vjosës dhe Gryka e Këlcyrës.

Në Vlorë janë pastruar plazhet e Orikumit, Rradhimës, Pishporos, Zvërnecit, PashaLimanit,  Ksamilit, përpos segmentit të lumit Vjosa në këtë qark.

Në Dibër janë pastruar segmentet e lumenjve, Drin, Mat, Fan,. dhe liqenet Shkopet e Ulëz.

Në Shkodër janë pastruar Liqeni i Shkodrës dhe shtratet e lumenjve Buna dhe Drin. si dhe plazhi i Velipojës,

Në Lezhë janë pastruar 6 segmente në Bashkitë Lezhë, Mirditë,Kurbin si dhe plazhi i ShënGjinit. po ashtu.

Në Fier është bërë një punë e pamasë për pastrimin e plazhit të Semanit dhe Divjakës. Këto plazhe ranore, ishin edhe shumë të ndoturat pas mbylljes së sezonit të shirave dhe prurjeve të lumenjve nga sezoni i dimrit.  Gjithashtu është bërë përpjekje për pastrimin e lumit Gjanicë, ku mbetet akoma një punë e madhe për t?u bërë edhe për pastrimin biologjik të tij.

Në Berat Lumi Osum tashmë është i pastër në pikat nevralgjike si kthesa të Ura Vajgurore e cila është pastruar dhe po ashtu i gjithë shtrati i lumit Osum nga një punë titanike drejtuar nga prefekti i qarkut.

Në Kukës janë pastruar segmentet përgjatë lumenjve Valbonë, Shipshan, Mertur dhe Luma.

Këto të dhëna në përfundim të Javës së Tokës, nuk janë fundi i një aksioni: por janë vazhdimi i operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?, me shumë mbështetje dhe më shumë mbështetës.

Statistikat e mësipërme, nuk e bëjnë Shqipërinë më të pastër, por janë starti i një Shqipërie të pandotur dhe shpresa e madhe e fillimit të epokës sonë të ndarjes nga pisllëku, të epokës së ndarjes nga ndotja, të epokës  sonë europiane.

Unë do të isha shumë naiv së bashku me kolegët këtu në qoftë se do ta mbyllja këtë konferencë për shtyp vetëm duke nxjerrë statistika dhe rezultate të operacionit tonë ?Pastrojmë Tokën që duam?.

Puna e gjithë këtyre njerëzve, na detyron edhe më shumë, na vë edhe më shumë përpara përgjegjësisë, na bën edhe më kokulur karshi qytetarëve që duan një Shqipëri të pastër. Ajo cka u bë në një javë, mund të  zhbëhet në një ditë në qoftë se ne nuk forcojmë zbatimin e ligjit dhe masat e ashpra karshi atyre që ndotin. Se ndotja nuk na vjen nga ndonjë planet tjetër. Ndotësit janë mes nesh. Ata që ndotin janë shqiptarë por padyshim nuk janë shqiptarë patriotë.

Por, ka ikur koha e mbajtjes së përgjegjësive dhe ndarjes së fajeve bashkarisht. I përbashkët është vetëm mjedisi dhe detyrimi për ta mbajtur pastër.

Ndotja është penalitet personal i atij që e ndot.

Ndaj në përfundim të JAVES SË TOKËS, dua të bëj të qartë së bashku me mbështetjen e të gjithë kolegëve prefektë se do të jetë ligji dhe vetëm ligji që do të garantojë një Shqipëri të pastër.

Ta kenë të qartë të gjithë; individë apo biznese qofshin, që hedhin mbetjet edhe  industriale apo mbetjet spitalore dhe çdo lloj mbetje tjetër në lumenj se kjo do të jetë goditja më e madhe që do të ndodhë nga ligji. Pas datës 22 prill të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të urdhëruara të dënojnë me masa shumë të forta ligjore, këdo që hedh mbeturinat përsëri në lumenjtë e vendit. Ta kenë po ashtu të qartë të gjitha sipërmarrjet që lejen mjedisore e kanë mbajtur si letrën që nxjerrin nga sirtari, vetëm kur ju vjen inspektori në derë.

Ai dokument është një  kontratë me shtetin për të ngritur biznese të ndershme dhe biznese të clat nuk dëmtojnë interesin e përbashkët të vendit

Do të duhet shumë që Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia e Shtetit, të jenë në terren jo  vetëm për të kontrolluar zbatimin e lejes mjedisore, zbatimin e ligjit, por pa toleruar dhe pa mbyllur sytë karshi cdo ndotësi të këtij realiteti.

Ndaj të nderuar miq ajo që na pret është një punë e madhe për të pasur mundësinë që ne të rehabilitojmë një sërë problematikash dhe në kuadër të sezonit turistik të shtojmë përpjekjet tona për të ndaluar tre problematika të mëdha që çdo ditë i përmendim në kuadër të sezonit turistik. Do të duhet shumë fort të punojmë për të mos lejuar më askënd që ka marrëdhënie me ujin e lumit apo bregdetit të hedhë ujërat e zeza në lumë, liqen apo në det. Do të ndëshkohet me mbyllje çdo biznes që nuk e ka këtë situatë të kontrolluar. Së bashku me prefektët kemi bërë një plan masash i cili do të shkojë për çdo venddepozitim, të ri apo të vjetër, të cilët nuk janë pak por janë 300 në Shqipëri që duhet të rehabilitohen dhe në asnjë rast të mos jenë pranë shtretërve të lumenjve.

Po ashtu në kuadër të sezonit të ri turistik problematikat e zhurmave do të jenë një angazhim institucional që do ta ndjekim çdo ditë dhe në konseguencë gjatë gjithë sezonit turistik.

Ligji do të veprojë për t?ia bërë të qartë të gjithëve se mjedisi është në radhë të parë, është shëndet i qytetarëve dhe mbrojtja e këtij mjedisi është jo vetëm obligim i një Shqipërie më të pastër dhe më të bukur, por është  shërbim karshi çdo qytetari të zakonshëm të këtij vendi, i cili padyshim është i thirrur edhe nga kjo foltore të bëhet bashkë me ne në këtë përpjekje për një Shqipëri të pastër, pasi patriot  është çdokush që angazhohet që Shqipëria të jetë ajo që duam të jetë, një Shqipëri e pastër europiane.

Faleminderit!

Lajmet e fundit nga