Aktualitet
Merkel i kërkoi Ramës arrestimin e Tahirit?/ Lubonja shuan zërat

“Nuk i ka thënë njeri në Gjermani Ramës pse nuk e futën brenda Tahirin. Ata janë deputetë nuk janë budallenj”, kështu i ka komentuar analisti Fatos Lubonja në emisionin “Debati” në Channel One, deklaratat se kancelares gjemane, Angela Merkel, se kjo e fundit i ka kërkuar Ramës arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Lubonja ka thënë se kancelarja Merkel nuk ia ka kërkuar kryeministrit këtë gjë, sepse arrestimin e tij e ka në dorë gjyqësori.
“E dinë që brenda nuk e fut Rama, por gjyqësori. Ata i kërkuan llogari se pse e mbrojtën Tahirin, pse nuk i hoqën imunitetin”. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...