LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet trupi i pajetë i një burri/ Ja dyshimet e policisë

26 Prill 2018, 19:06, Aktualitet CNA
Gjendet trupi i pajetë i një burri/ Ja dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Çepunë të Gjirokastrës, ku është gjetur trupi i pajetë i një 59-vjeçari. Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale G.M, dyshohet se ka vrarë veten në hyrje të fshatit.

?Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër?, sqaron policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga