LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë fshihet pas Kuvendit Kombëtar të PD?/ Përgjigjet Jozefina Topalli

26 Prill 2018, 19:23, Aktualitet CNA
Çfarë fshihet pas Kuvendit Kombëtar të PD?/

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli, është e ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Duke folur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Topalli u shpreh se, “As Lulzim Basha nuk e di se pse po e bën këtë Kongres. Ai nuk u ka thënë demokratëve se këtë po e bën për Statutin.”

Sipas ish-numrit dy të PD, “thirrja e Kuvendit vjen pas skandalit me lobimet ruse dhe problematikave të fundit. Është një Kuvend anti-Statut dhe është farsë. Do të doja të kisha gabuar, por nuk kam gabuar. Kur thotë se ky Statut do të ndryshojë Shqipërisë, është një tallje dhe gënjeshtër”, ndërsa shtoi: “Ka një shprehje se rasti më i keq i hipokrizisë, është kur e vërteta shtrembërohet në mënyrë të moderuar”.

Topalli tha që në të gjithë historinë e PD-së, nuk ka pasur një Kuvend për Statutin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga