LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

As rusët, as radikalët islamikë/ Perëndimi i ka mbyllur pazaret për Shqipërinë

26 Prill 2018, 20:09, Aktualitet CNA
As rusët, as radikalët islamikë/ Perëndimi i ka mbyllur

” Paralajmërimi i Ramës: Ose BE ose në Shqipëri depërtojnë rusët dhe fondamentalistët islamikë”, është tema delikate që po trajtohet në emisionin “360 Gradë”, një temë kjo e rrjedhur nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama.

Krahas të tjerëve, i ftuar në këtë emisin është edhe botuesi i letërsisë mistiko-misterioze, Alfred Cako. Sipas Cakos pretendimet e kryeministrit Edi Rama janë boshe dhe nuk kanë asnjë gjë të vërtetë. Edhe pa i artikuluar ato Edi Rama, Shqipërisë duhet t’i çelen negociatat, pazi pazaret midis perëndimit dhe Rusisë janë mbyllur në favor të qënies së Shqipërisë pjesë e perëndimit.

Si do ta organizojë ky fundamentalizmin? S’ka asnjë mundësi. Zero. Fundomentalizmin atje ku i intereson e organizon CIA dhe MOSAD-i. Smund ta organizojë ai fundomentalizmin. E dyta, Rama kërcënon se mund të vijë Rusia në derë. Nuk vjen. Është mbyllur pazari midis Perëndimit dhe Rusisë për çështjen e Shqipërisë. Nuk hyn Putini në Shqipëri edhe po t’i lutesh. Janë kërcënime boshe”, ka artikuluar Cako./ CNA.al

Lajmet e fundit nga