Connect with Us

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Aktualitet

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Publikuar

-

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Berisha ka bërë publik mesazhin e një biznesmeni, i cili shprehet se inspektorët e hidrokarbureve, i janë paraqitur atij për ti kërkuar dokumentet dhe marrë naftë për të bërë analiza për cilësinë e karburantit që pika e tij tregton.

Por ai shprehet se përkundër asaj që duhet marrë, pra 3 shishe me naftë, ku dy i merr shteti për analiza dhe një e mban biznesi, këta inspektorë kanë kërkuar me ngulm 6 të tilla.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkoinspektoret e Edvinit dalin per grabitje!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e biznesmenit dixhital! sb

“Pershendetje doktorr berisha.une qe po te shkruaj jam xhaferr lami nje qytetar nga periferia e tiranes ne zonen e Peze-Helmesit dhe kam nje biznes timin nje pike karburanti me emer xhafoel qe shes gjithesej 100-150 litra nafte dhe jam taks paguesi i rregull ndaj shtetit doja te beja nje denoncim dje nga dreka me erdhen dy persona dhe mu paraqiten si inspektor te hidrokarbureve per kontroll me kerkuan dekumentacionet dhe ja tregova te gjitha dokumentat qe kisha .dhe me kerkuan nafte per analiza .dhe me thane qe do te marrim 6 pagure 1litroshe me nafte per analiza.nuk jam ne kundershit qe mos te mos merreshin naften per analiza .dhe per analiza meren 3 pagure 1 litroshe qe 1 nga keto pagure i lihet biznesi dhe dy i marrin per analiza dhe keto me kerkuan 6 pagure.dhe me filluan te duke me kerkuar 6 pagure nafte me zor.dhe aty i kundershtova duke i thene qe meren 3 pagure dhe jo 6 ato thane qe kerkohen 6 ne ate moment i kerkova autorizimin qe kishin ardhe me urdher ne biznesin tim.ne vend te me tregonin autorizimin me treguan kartonat qe kishin si inpektor.dhe i kerkova autorizimin dhe ipet per kontrodh bizneseve.dhe aty filluam te debatonin se nuk me tregon detabesin qe leshohet nga ky instuticion.pastaj nga qe une ngulia kembe per detabesin ato me nxorren nje flet formati ku ishin shenuar kot emrat e bizneseve ku nder ato ishte dhe emri i biznesit tim.dhe e verifikova me cerrifikaten e rregjistrimit te biznesit tim dhe nuk u perputhte me niptin tim dhe i thash qe nuk jam une me kete nr nipti qe keni ju ne detabesin tuaj. Dhe pastaj kur nuķ ja arriten qellimit qe te merrnin naften filluan te me ofendonit dhe duke ushtruar dhune ndaj meje duke me kapur fort nga krahu dhe duke me odenduar . Nga kundershtimi qe i bera tek nipti ato me ofenduan duke me thene ca mutin do be a e ke emerin ketu dhe une i thashe qe emri eshte por nuk eshte me niptin tim.pastaj ushtruan force duke me kapur nga bluzia dhe nga krahu.pastaj une fillova ti rregjitroja me ze nga celulari ne ate moment njeri nga keto ma mori celularin nga dora dhe nuk ma ipte celularin se e kuptuan qe po i rregjistroja.dhe pastaj ben sikur dolën nga instutucioni i tyre .dhe kur i thashe qe ju kam rregjitruar me ze me me kamerat dhe do tja coj kryeministrit kete video.ato filluan te me kerkonin falje dhe duke me thene qe mos ja co keyeministrik.dhe iken pastaj.ju lutem bejeni publike kete shqetesimin tim qe moa ta pesojne dhw te tjerer keshtu si mua.po ju dergoje dhe videon qe eshte mare nga nje kamer amatore. Dhe ta shikoj ky kryeminister si sillen punojsit e shtetit me bizneset.ju faliminderit doktor berisha.pacit jeten e gjate se vetem tek ju gjejme zgjidhje per denoncimet qe po behet bizneseve.tani po ju dergoj dhe videon.rrespekte doktor” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Defektet në sistemin e ri online, gjobiten pa të drejtë 90 % e bizneseve

LEXO EDHE:  The DP attacks its former officials, and defends former Socialist MP Kastriot Islami

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  Kërkesat për rikthimin në krye të PD/ Berisha thotë fjalën e fundit

LEXO EDHE:  Defektet në sistemin e ri online, gjobiten pa të drejtë 90 % e bizneseve

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE