LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shoqëruan në polici pas protestës në Shkodër/ Ja çfarë ndodhi me aktivistët e FRPD

25 Prill 2018, 13:16, Aktualitet CNA
U shoqëruan në polici pas protestës në Shkodër/ Ja

Policia e Shkodrës shoqëroi sot në komisariat tre të rinj të FRPD, të cilët protestuan rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër.

Mësohet se tre aktivistët Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër qëndruan për rreth dy orë në ambientet e komisariatit dhe më pas janë liruar.

Në komisariat shkuan edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, dhe kërkuan lirimin e aktivistëve.

Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetëra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës.

Lajmet e fundit nga