LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i financimeve ruse për LSI-në/ Ja kush fshihet pas tyre

25 Prill 2018, 19:21, Aktualitet CNA
Skandali i financimeve ruse për LSI-në/ Ja kush fshihet pas tyre

Pasi zbërtheu skemën e financimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për të lobuar në SHBA, revista prestigjioze investigative amerikane ?Mother Jones?,  nëpërmjet disa rusëve të lidhur me Vladimir Putin-in, ka publikuar një investigim që ngre të njëjtat dyshime të lidhjeve mes rusëve dhe shqiptarëve edhe sa i takon LSI-së dhe Ilir Metës.

Në shkrimin e ?Mother Jones? shkruhet se ish-kongresmeni republikan, Howard ?Buck? McKeon u punësua për të lobuar për një parti politike shqiptare e cila kërkonte akses te administrata Trump dhe kongresmenët republikanë.

Gjithsshtu në shkrim thuhet se puna e tij u financua nga një kompani qipriote nafte e quajtur Dorelita Limited, e cila tashmë kontrollohet nga një avokat grek i përfolur si miliarder në të shkuarën.

Ndërsa sa i përket burimit të parave që vërshuan nga Dorelita te McKeon Group, ?Mother Jones? shkruan se dyqani i lobimit i McKeon i krijuar më 2015 pasi ai u largua nga Kongresi, mbetet i errët.

Pjesë nga shkrimi i ?Mother Jones?:

?Vitin e kaluar, Howard ?Buck? McKeon, një ish-kongresmen republikan i cili kishte drejtuar Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Dhomën e kongresit, u punësua për të lobuar për një parti politike shqiptare e cila kërkonte akses te administrata Trump dhe kongresmenët republikanë.  Por pjesa kryesore e punës së firmës së tij u financua nga një kompani qipriote nafte e quajtur Dorelita Limited.

Subjekti në fjalë ishte krijuar nga një avokat qipriot i cili është i specializuar në krijimin e kompanive off-shore dhe që ka lidhje me kompanitë e lidhura me një oligark të rëndësishëm rus. Edhe tani kjo kompani nafte kontrollohet, të paktën sipas dokumentave, nga një avokat me banim në Athinë i cili në të kaluarën ka qenë një miliarder i përfolur grek. Burimi i parave që vërshuan nga Dorelita te McKeon Group, dyqani i lobimit i McKeon i krijuar më 2015 pasi ai u largua nga Kongresi, mbetet i errët.

Pagesa ngre pyetje se kush pagoi për lobimin në SHBA në emër të një partie të vogël shqiptare, që është partia e tretë dhe që quhet Lëvizja Socialiste për Integrim (e njohur në shqip me shkurtimin LSI) përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Marrëveshja misterioze jep një tjetër shembull të interesave të errët që përdorin kompanitë offshore për të depërtuar në sistemin politik amerikan në përpjekje që ky i fundit të ndikojë te politikat në Ballkan.

Muajin e kaluar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish-ndihmës i senatorit Ted Cruz i cili kishte punuar gjithashtu edhe për fushatën e Trump, ishte paguar nga një kompani skoceze nafte që kishte lidhje me disa shtetas rusë për të lobuar për Partinë konservatore shqiptare të opozitës?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga