Connect with Us

Shoqërohen në polici tre aktivistë të FRPD

Aktualitet

Shoqërohen në polici tre aktivistë të FRPD

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka shoqëruar sot në komisariat tre aktivistë nga radhët e FRPD-së.

Mësohet se shoqërimi i aktivistëve në polici ka ardhur pas protestës që u zhvillua rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e  e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në 31 mars, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha homazhe per Arben Brocin dhe deshmoret e 2 Prillit

Kujtojmë se ditën e enjte gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 prej të arrestuarve, ndërsa për 4 të tjerë la sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Masat në Greqi/ 7 ditë karantinë për shqiptarët duke filluar nga 16 gushti

Publikuar

-

Nga

Masat në Greqi/ 7 ditë karantinë për shqiptarët duke filluar nga 16 gushti

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri njofton shtetasit shqiptarë që do të hyjnë e dalin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë se duhet të kenë parasysh oraret e lëvizjes. Sipas njoftimin nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavije dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë. Pikat e kalimit të lartpërmendura do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.



Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha homazhe per Arben Brocin dhe deshmoret e 2 Prillit

LEXO EDHE:  Lulzim Basha homazhe per Arben Brocin dhe deshmoret e 2 Prillit

Gjithashtu, duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell në vëmëndje që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Teksa shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasje me armë mes të rinjve në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përplasje me armë mes të rinjve në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa dy grupe të rinjsh janë konfiktuar me njëri-tjetrin duke degjeneruar dhe në përdorimin e armëve.



Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrollet e nevojshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “godet” në Fier e Berat/ U çon formularin 3 të fortëve të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL "godet" në Fier e Berat/ U çon formularin 3 të fortëve të radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elsido Sani., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Kujtim Xhufi, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;



Elidon Bendajaia (alias Erion Lamaj), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

LEXO EDHE:  Vrau në 2018 pronarin e shtëpisë ku punonte/ Arrestohet 55-vjeçari

LEXO EDHE:  Atentati me eksploziv në Shkodër/ Transplantim i përvojës së ISIS-it në Shqipëri

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE