LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qato dhe Manastirliu takim me biznesin/ Presim rekomandime dhe nga…

25 Prill 2018, 12:38, Aktualitet CNA
Qato dhe Manastirliu takim me biznesin/ Presim rekomandime dhe nga…

Ditën e sotme, në ambjentet e Kryeministrisë u zhvillua Tryeza Sektoriale për Shëndetësisë me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale, Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe grupeve të interesit që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këta sektorë.

Komuniteti i biznesit i përbërë nga përfaqësues të instiucioneve spitalore private, kompani sigurimi shëndetësor dhe përfaqësues nga fondi i kujdesit shëndetsor, identifikuan si problematik legjislacionin aktual dhe theksuan nevojën për përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturën e ofrimit të kujdesit shëndetësor. Krijimi i databazave mjeksore të përbashkëta dhe unike, publikimi dhe unifikimi i protokolleve mjekësore në praktikën e ushtrimit të profesionit apo përcaktimi i një koficienti  bazë për përllogaritjen e primeve, ishin vetëm disa nga problematikat e shtruara gjatë tryezës.

Ministrja Qato çeli tryezën duke u shprehur se: ?Objekti kryesor jo vetëm i kësaj tryeze por frymës së re të kësaj Qeverië, është dialogu mes spitaleve dhe qeverisë për t?u dhënë zgjidhje sa më të qendrueshme problematikave kryesore të sektorit. Ky dialog do të vijojë me specialist nga të dy palët për të përgatitur paketa për qeverinë.

Ndërsa ministrja Manastirliu theksoi se tashmë është çelur një epoke e re bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat. ?Kemi vlerësuar opsion shume të mirë Partneritetin Publik Privat në shëndetësi, i cili ka sjellë zhvillim në sistemin e shëndetsisë. Tre Partneritet Publik Privat të suksesshme po operojnë në kushte dhe standarde bashkëkohore?.

Tryeza mbi Shëndetësinë, është tryeza përmbyllëse e zhvilluar nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, pjesë e një cikli prej 9 tryezave gjatë të cilave komunitetit i biznesit ka ngritur dhe ballafaquar me institucionet përkatëse sugjerimet dhe shqetësimet e tyre kryesore, ë cilat do të përcillen për diskutim në Këshillin e Ministrave.

Në përmbyllje ministrja Manastirliu kërkoi organizimin e treyezave të tilla dhe me farmaceotikët dhe spitalet private për të marrë gjithashtu rekomandime dhe propozime prej tyre.

Lajmet e fundit nga