LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk ndodhi në 23 prill fundi i botës? Teoricieni ka shpjegimin befasues

25 Prill 2018, 11:53, Kuriozitete CNA
Pse nuk ndodhi në 23 prill fundi i botës? Teoricieni ka shpjegimin

Media të shumta njoftuan javën e kaluar se fundi i botës do të zhvillohej më 23 prill, duke cituar si burim numerologist biblik David Meade-n.
Megjithatë, ky njeri i ka përshkruar ngjarjet si “lajme të rreme”, raporton The Guardian.

Meade, autor i 14 librave të fokusuara kryesisht në fundin e botës apo rreth planetit misterioz Nibiru, nuk beson se apokalipsi do të zhvillohet këto ditë.

Në fakt, numerologu parashikon se koha kur Jezu Krishti do të shpëtojë pasuesit e tij, do të ndodhë diku në mes të majit dhe dhjetorit të këtij viti, edhe pse ky fakt nuk do të thotë fundin e botës.

Ai thotë se një asteroid do të përplaset me Tokën, duke e shkatërruar atë.

Nga ana tjetër, NASA tregon se “asnjë asteroid apo kometë nuk është në procesin e përplasjes me Tokën”.

Por pse këmbëngul kaq shumë ky person?

A mos vallë di diçka dhe po na paralajmëron?/CNA

Lajmet e fundit nga