LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

25 Prill 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike opozitare të Kosovës, i thirrur nga LDK, e vila është edhe prijësja e grupit opozitar, në të cilin ndër të tjera pritej të diskutohej edhe për zgjedhjet e parakohshme, raportin ?Zëri.info?.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryesuesi i këtij takimi, Agim Veliu, ka thënë se nuk është diskutuar për zgjedhje, porse ka bërë të ditur se partitë janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdojnë edhe më tutje.

?Diskutuam problemet aktuale që na preokupojnë bashkërisht dhe është një fat i mirë që kësaj tryeze i janë përgjigjur të gjitha subjektet politike. Sot secila ka thënë këndvështrimin e vet. Në fund jemi marrë vesh që tryezat të fillojnë me një rotacion nga subjektet që janë të interesuara që të organizojnë tryeza. Këto tryeza do të vazhdojnë, ndoshta tryeza e ardhshme do të jetë në javën e ardhshme. Në këtë takim nuk i kemi ftuar të diskutohet për zgjedhje, por për të gjetur zgjidhje për çështjet që janë në interes të vendit?, deklaroi Veliu pas takimit.

Lajmet e fundit nga