LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në pritje të një fëmije? Marina tregon barkun dhe s'ka më dyshime

25 Prill 2018, 10:53, Lifestyle CNA
Në pritje të një fëmije? Marina tregon barkun dhe

Moderatorja shumë e njohur dhe e pëlqyer nga publiku, Marina Vjollca, që pas martesës së saj me reperin Getoar Selimi, ka ardhur në qendër të vëmendjes së mediave pasi po përflitet për një shtatëzani të mundshme.

Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këto dyshime të fansave, mirëpo kanë vendosur të publikojnë një foto së bashku. Ata shfaqen krah njëri-tjetrit në natyrë dhe të dy mbajnë syze dielli e janë kombinuar me të zeza.

Siç e shohim në foton e publikuar nga Marina, ajo ka pozuar e mbështetur mbi Getoarin, ndërkohë që bluzja e shkurtër i tregon barkun. Me siguri pas kësaj fotoje të gjitha dyshimet janë shuar, pasi moderatorja shfaqet në super formë dhe barku i saj nuk duket aspak i rrumbullakosur./CNA

Lajmet e fundit nga