Connect with Us

LSI 15.000 USD në muaj për foton Meta-Trump, por dështoi

Aktualitet

LSI 15.000 USD në muaj për foton Meta-Trump, por dështoi

Publikuar

-

presidenti i SHBA, Donald Trump

Pasi zbërtheu skemën e financimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për të lobuar në SHBA, revista prestigjioze investigative amerikane “Mother Jones”,  nëpërmjet disa rusëve të lidhur me Vladimir Putinin, kësaj here vjen me një investigim që ngre të njëjtat dyshime të lidhjeve mes rusëve dhe shqiptarëve edhe për sa i takon LSI-së dhe Ilir Metës.

Në janar 2017, McKeon Group, nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh në muaj me LSI-në, partinë e tretë politike në Shqipëri, që të lobonte në emër të saj në Uashington dhe të promovonte kreun e saj Ilir Meta, i fundit ky që të mund të realizonte një foto me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Fotoja me presidentin Trump, dështoi.

Pjesë nga shkrimi i “Mother Jones”:

Në janar 2017, McKeon Group nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh në muaj me LSI-në, partinë e tretë politike në Shqipëri, që të lobonte në emër të saj në Uashington dhe të promovonte kreun e saj Ilir Meta, i cili asokohe ishte kryetari i parlamentit të Shqipërisë. Asokohe, Shqipëria, një vend me shumicë myslimane me 2.9 milionë banorë, që është në kufi me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, po kandidonte për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat zhvilloheshin përkatësisht në prill dhe qershor 2017.

Meta është një politikan prej shumë kohësh, i cili ka qenë kryeministër i Shqipërisë që nga viti 1999 deri në vitin 2002. Ai u çlirua në mënyrë të dyshimtë në vitin 2012 nga akuzat për ryshfete, që rridhnin nga një video që tregoi se po diskutonte marrëveshje, me sa duket në kushte korrupsioni, me një ish-ministër tjetër. Meta “perceptohet nga shumë qytetarë si një simbol i korrupsionit”, sipas një raporti të kohëve të fundit nga Freedom House, një organizatë jofitimprurëse e bazuar në Uashington.

LEXO EDHE:  Vendimi për Metën/ Çupi: Humbën të dyja palët, mazhoranca mund të ketë fituar vetëm…

Burimi tha se qëllimi primar i kontratës së Dorelitas ishte që Meta të fitonte “qasje” për tek Presidenti Trump, në formën e një takimi apo një fotografie me të.

Kontrata e McKeon me LSI kishte si objekt që firma e tij të mundësonte që Meta të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trumpit dhe të organizonte takime me “liderët kryesorë të Konservatorëve” gjatë festimeve inauguruese. Pas betimit të Trumpit, sipas kontratës, firma lobuese duhej të ndihmonte “të krijonte një marrëdhënie të mirë dhe shumë të veçantë me administratën dhe Kongresin e ri”. Kontrata nuk ishte nënshkruar nga zyrtarët e LSI, por nga një i njohir i një prej anëtarëve të partisë: një avokat me bazë në Athinë i quajtur Iraklis Fidetzis.

Në mes të janarit, Meta udhëtoi për në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit dhe, gjatë qëndrimit të tij, McKeon ndërmjetësoi takime për politikanë shqiptarë me republikanët, duke përfshirë senatorët Orrin Hatch (Republikan-Shteti Utah) dhe Pat Roberts (Republikan-Kansas) dhe Mike Conaëay (R-Texas), Mike Turner (R-Ohio), dhe Ed Royce (R-Kaliforni), kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës.

Uashingtoni është plot lobistë që përfaqësojnë regjime dhe interesa të huaja. Pra, nuk ishte e çuditshme që LSI të përpiqej të gjejente përkrahës në Uashington. Vitin e kaluar, tri partitë kryesore të Shqipërisë secila kanë përdorur lobistë për të krijuar lidhje me Uashngtonin politik. Por ajo që është kurioze është çka ndodhi pasi Grupi McKeon njoftoi në shkurt 2017 se kishte përfunduar kontratën e tij të lobimit me LSI. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Vendimi për Berishën ishte tradhti”/ Demokratët e Korçës ‘kryqëzojnë’ Bashën

Publikuar

-

Nga

Qindra e mijëra demokratë të Korçës janë mbledhur para Kinema Milenium ku do të zhvillohet takimi me ish-liderin historik, Sali Berisha.

Demokratët e Korçës shprehen se Basha duhet të largohet pasi tradhtoi “burrin që hodhi themelet e demokracisë”.

“Jam pjesë e foltores dhe prej 1991 kam mbështetur Sali Berishën dhe do ta mbështes gjithmonë. Jam nga një familje “kulaku” që na morën pasurinë nga koha e Enver Hoxhës. Vendimi ishte një tradhti, ne do të mbështesim Berishën. Kam 30 vite anëtar i PD dhe nuk kishte vit që mos bënim mbledhje, kemi shumë vite që nuk po bëjmë mbledhje”, tha një demokrat i zonës.

LEXO EDHE:  Vendimi për Metën/ Çupi: Humbën të dyja palët, mazhoranca mund të ketë fituar vetëm…

LEXO EDHE:  Vendimi për Metën/ Çupi: Humbën të dyja palët, mazhoranca mund të ketë fituar vetëm…



“Berisha vendosi themelet e demorkacisë shqiptare, për këtë kemi ardhur sot ketu. Që kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës kemi qënë në PD dhe do të vazhdojmë sa të jemi gjallë”, tha një demokrat tjetër./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Drejtuesit lokalë në krah të Berishës/ Kreu i PD: Jemi për një ringritje totale

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha zhvillon sot Foltoren e radhës me demokratët, në qytetin e Korçës, ku duket se pritja është madhështore.

Në krah të Berishës janë një sërë drejtuesish lokalë dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Arben Miza, kreu i PD në Devoll, ka theksuar se kërkojnë ringritjen e Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Për çfarë kryengritje flet ky tutkun!?/ Ngjela ‘degjeneron’ Metën: Grabitës i pashpresë

LEXO EDHE:  Video-U injorua nga Zonja e Parë e Polonisë/Reagimi i Donald Trump nuk ka çmim



“Jemi për një ringritje totale”-tha Arben Miza.


“Foltorja” e Berishës në Korçë / Kush janë deputetët dhe drejtuesit lokalë që e shoqërojnë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha: Skadoi “ultimatumi” 100 ditor i kryeministrit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka analizuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë 100 ditëve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se afati 100 ditor i kryeministrit Edi Rama për policinë e Shtetit ka skaduar.

Hoxha ka renditur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur rreth 100 ditëve, duke nisur nga vrasjet, avionit të drogës në Vermosh, mbjelljes së kannabisit, si dhe vrasjen e efektivit të policisë.

Skadoi “ultimatumi” 100 ditor i kryeministrit..

Sot skadon ultimatumi 100 ditor, i vendosur nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit…

Po çfare ndodhi ne keto 100 dite?!

Se pari, njeriu(Ardi Veliu) qe duhet te rivendoste ne efiçence te plote trupen policore, nuk eshte me drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit…

Tashme kemi nje drejtor te ri(Gledis Nano), i cili duhet te beje bilancin e 100 diteve te para te drejtimit te tij.

Se dyti; gjate ketyre 100 diteve, memorialit te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit, ju shtua nje yll i ri. Nga 224 deshmore, tani  kemi 225.

Gjate diteve te ultimatumit kryeministror, mesuam prej tij, se “çmimi i kanabisit ne tregun europian mbetet shume i larte. Kjo ne saj te uljes se ndjeshme te siperfaqes se kultivuar ne Shqiperi”….

Nuk e di pse me vjen ndermend ajo batuta e filmit “Skenderbeu”;…

“Dhe çakejt nder male do qeshin me ty”…

Narkotrafikantet e shfrytezuan 100 diteshin, per te kultivuar nje fare te re kanabisi. Nje kultivar te modifikuar ne Spanje, por te aplikuar per here te pare ne Shqiperi. Bimes se paligjshme te quajtur “Gorrilla” i mjaftuan vetem 60 dite diell per te dhene nje produkt me 25% THC, nje perqindje gati dy here me e larte e narkotikut se çdo fare kanabisi e kultivuar deri tani ne Shqiperi.



Mbi te gjitha me çmimin prej 4500 euro per kilogram, “Gorrilla” ploteson edhe “kriteret” e kryeministrit, duke treguar pse çmimi ne treg qendron kaq i larte.

Gjate ketyre 100 diteve te ultimatumit, u kapen kater konteniere bananesh me kokaine ne portin e Durresit. Nje konteiner i peste u gjet i hapur ne pjesen frigoriferike te tij(trafikantet ne kete rast e kishin marre mallin para policise). Por askush nuk e vuri ujin ne zjarr, nen moton “ku ha ujku le te haje dhe çakalli”…

Edhe pse sasite e kapura, te ardhura nga Ekuadori, ishin si asnjehere tjeter ne sasi te vogel. Po bereqavers edhe me kaq…

Gjate ketyre 100 diteve, policia sa here ka kryer operacione me blerje te stimuluar ne treg, jo vetem qe ka gjetur kokaine lehtesisht, por ka zbuluar edhe brandin me ne mode. “Buket” e kokaines se kapur, kane patur te stampuar marken “Philipp Plein”, me nje pasterti kristali mbi 90% dhe çmim shumice 38-40 mije euro per kg. Fakti qe gjendet kaq lehtesisht kokaine ne treg, deshmon se tashme ne jemi nje baze operacionale e narkotrafikut, me depot e mbushura plot.

Gjate ketyre 100 diteve, policia ka kapur ne operacione me blerje te stimuluar, mina me telekomande apo armatim luftarak te çfaredo kalibri, sa here ka tentuar te bleje nga trafikantet e armeve.

Kur minat e sofistikuara apo armet, gjenden kaq lehtesisht ne qarkullim, kjo deshmon pse grupet kriminale e kane kaq te lehte te lajne hesapet me njeri-tjetrin.

Ne afatin 100 ditor te ultimatumit, pas 5 vitesh qetesie “u be e mundur” te mbetej serish ne toke nje avion narkotrafiku, te cilin mbipesha e makuterise se trafikanteve nuk e lejoi te ngrihej ne ajer. Por sepaku ne mesuam se veç pistave per avionet e narkotrafikut ne jug dhe Shqiperine e mesme, tashme kemi dhe pista ne zonen e Alpeve, ne veri te vendit…

Nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te treguar gjithe çfare ndodhi gjate ketyre 100 diteve, por sepaku 12 mije policet e Shqiperise, punonjesit me te keq paguar ne kete vend, moren nje lajm te mire.

Nje nga vendimet e para te Drejtorit te ri te Policise, ishte llogaritja e oreve te punes jashte orarit, qe nuk jane paguar nga viti 2017….

Sigurisht, kush priste qe kryeministri te bente sot, nje bilanc te ultimatumit 100 ditor, ka mbetur i zhgenjyer…

Gjithsesi jeta vazhdon…”, shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE