LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

25 Prill 2018, 17:35, Aktualitet CNA
Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

Greqia ka miratuar një projektligj të ri, për shtetasit të cilët vendosin të qëndrojnë atje, projektligj i cili, përjashton një numër mjaft të konsiderueshëm emigrantësh.

Bëhet fjalë për projektligjin mbi aplikantët për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, që është paraqitur në parlament dhe që i janë bashkangjitur disa dispozita të reja që lidhen me lejet e qëndrimit.

Krahas disa pikave të parashikuara në projektligj, ajo që bie në sy është se: për marrjen e lejes së qëndrimit, 3 vjeçare kërkohet pagesa e një tarife prej 300 euro.

Më poshtë mund të shikoni disa nga pikat e projektligjit të ri:

1.Koordinatori i administratës së decentralizuar ka mundësinë që të akordojë leje qëndrimi me afat tre vjeçar, për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi. Leja e qëndrimit mund të rinovohet për një nga arsyet që përmban Kodi i Emigracionit. Kërkesë për pajisje me leje qëndrimi ka të drejtë të depozitojë qytetari i vendit të tretë, përderisa vërteton me dokumenta shtetërorë faktin e qëndrimit në Greqi për të paktën shtatë vjet para aplikimit apo është prind i një të mituri ? qytetari grek dhe që paraqet dokumenta që vërtetojnë lidhjen prind ? fëmijë.

 

2???????????????????????????????????????????????????????????..

 

3.Qytetarëve nga vendet e treta, që dëshmojnë se banojnë në Greqi për të paktën shtatë vite të plota, u jepet një vërtetim i marrjes së aplikimit, ku shkruhet se ndalohet marrja e vendimit për largimin nga Greqia për periudhën që do të nevojitet për shqyrtimin e aplikimit.

4.a)???????????????????????????????????????????????????????????.

4.b. Pagesa e një tarife (parovolo) prej 300 (treqind) euro.

 

5.Lejet e qëndrimit sipas këtij neni, i ofrojnë poseduesit të drejtën për punë të varur dhe në ofrimin e shërbimeve apo të veprës. E drejta për ushtrimin e aktivitetit ekonomik të pavarur jepet vetëm në rastin që poseduesi kishte më përpara leje qëndrimi që ia ofronte këtë të drejtë dhe kur veprimtaria vazhdon të funksionojë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga