LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj tregon kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Evropë

25 Prill 2018, 13:50, Aktualitet CNA
Haradinaj tregon kur qytetarët e Kosovës do të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në konferencën me temë: “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, dhe Integrimi Evropian”.

Në fjalën e tij ai ka përsëritur qëndrimin e tij për liberalizmin e vizave për Kosovën, duke thënë se ai beson që këtë vit Kosova do të fitoj këtë të drejtë raporton ?Zeri.info?.

?Është vështirë me fol për 10 vjet e ardhshme por Kosova është e përcaktuar është euroatlantike dhe synon integrimin në BE. Çka ndodh me Kosovën në këto 10 vjet janë dy forca, e para jemi ne vet, pra mënyra se si i kryejmë punët dhe sa jemi serioz në atë rrugë dhe sa jemi të përkushtuar të i bëjmë këto 10 vjet të suksesshme?, – raportohet të jetë shprehur kryeministri i Kosovës Haradinaj.

Në vijim ai ka theksuar se, ?Në fund të këtij viti Kosova besoj e fiton një të drejt atë të liberalizimit të vizave. Deri në fund të këtij viti mund të ndodhin avancime të mëdha me shtetin serb, edhe pse kjo është një marrëveshje sfiduese?.

Sipas kryeministrit Thaçi, BE i ka dhënë më shumë rëndësi Serbisë, për shkak të ndikimeve ruse.

?BE-ja është e fortë aq sa është hallka e saj më e dobët e fatkeqësisht kjo hallk jemi ne pra Ballkani Perëndimor. Janë disa aspekte që nuk varet nga ne, një pjesë e energjisë duhet të vjen nga Washingtoni, Brukseli e besa edhe Berlini për shkak të pozitës që ka?- theksoi Haradinaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga