LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërimi i Xhaferrit në krye të PD në Durrës/ Avokati zbulon qëllimin e Bashës

25 Prill 2018, 08:20, Aktualitet CNA
Emërimi i Xhaferrit në krye të PD në Durrës/ Avokati

Avokati Altin Goxhaj akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se është diversant i Soros për të shkatërruar sipas tij deri në qelizën e fundit Partinë Demokratike.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Basha, pasi e shkatërroi PD-në e Durrësit me vite të tëra tani për ta varros fare ka dërguar Ferdinand Xhaferrin, sipas tij për ti hedh lopatën e fundit!

?Llogarisni që e çoi pikërisht kur diskutohet që Dako mund ta hajë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme! Sipas Parimit të Lulit që sa herë kundërshtari rrezikohet nga ndonjë disavantazh, ne i krijojmë vetes një disavantazh edhe më të madh! 5 vjet që aplikohet ky parim!!! Tashmë prej 5 ditësh edhe në Durrës!
Gjthësesi lexoni tekstin për sinqeritetin e “mbetjeve” të Lulit!!!”- shkruan Goxhaj në postimin e tij.

 

Lajmet e fundit nga