Connect with Us

Vlorë/ Arrestohen tre “skifterë”

Kronika

Vlorë/ Arrestohen tre “skifterë”

Publikuar

-

Policia e qyteti të Vlorës ka vënë në pranga tre shtetas, të cilët kryenin vjedhje në qytete të ndryshme.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Shëtitësit”, ku kanë kapur shtetasit Nustret Alizoti, Kristo (Rafael) Janko(Mano), 23 vjeç, dhe Klejvis Mana, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Të tre këta shtetas, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme.

Kështu, me datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z..

LEXO EDHE:  Video-Frederik Ndoci tregon incidentin me policinë në Velipojë/ Ja arsyeja e ndalimit

Me datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P..

Vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.

Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen disa persona me precedentë penal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Nga grupi hetimor bëhet me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Po ashtu, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për fax neës se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

LEXO EDHE:  Dogana greke mbyll sërish traun për shqiptarët/ Ja kur rifillon qarkullimi normal

LEXO EDHE:  Fshehu plagosjen/ Arrestohet pronari i një lokali



Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri një 44 vjeçar/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

shkoder

Një 24 vjeçar me iniciale L. K është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka plagosur me armë zjarri për motive të dobta  shtetasin T. P., 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i plotë nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Del fotoja/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua me kallashnikov

Publikuar

-

Nga

Del fotoja e 57 vjeçarit Demir Backa, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me kallashnikov në Fier.

Backa ishte një emër i njohur në Fier, pasi kishte edhe një lokal në qendër të qytetit. 57-vjeçari ditën e sotme në orën 15:00 do të përcillet për në banesën e fundit.

Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.

LEXO EDHE:  Investimet në universitet/ Pedagogia vë Bashën me “shpatulla pas murit”

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në Vlorë



Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE