Connect with Us

Konkursi “Infermierë për Shqipërinë”/ Dalin fituesit

Sociale

Konkursi “Infermierë për Shqipërinë”/ Dalin fituesit

Publikuar

-

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim. Me një procedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.-raporton BW.

Më konkretisht, për qarkun Tiranë:
Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, vende të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim. Kandidatët që refuzuan vendet e punës kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti i parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë.

Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).

LEXO EDHE:  Ekspertët alarmojnë/ Një në katër infermierë janë obez, shkak orët e gjata të punës

Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.
E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.
Për t’u theksuar, pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore sipas qarqeve ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues.
Procesi I testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një process transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi I ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë u jep 1 mln dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Publikuar

-

Nga

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të ekspertëve, me fokus “masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ti rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, fond ky që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore, kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale, për të përballuar situatën.

LEXO EDHE:  Kaos në QSUT/ Protestojnë infermierët

LEXO EDHE:  Ekspertët alarmojnë/ Një në katër infermierë janë obez, shkak orët e gjata të punës

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajmi për dorëheqjen/ Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

Publikuar

-

Nga

Pas qarkullimit të lajmit se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu kishte dhënë dorëheqjen, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

Në një lidhje për Tv, Përparim Daiu ka thënë se vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe të gjitha lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

Megjithatë ai Daiu nuk mohoi se mbledhja e fundit është karakterizuar nga debate të forta, por pa sqaruar me cilët zyrtarë ishte mbledhja dhe se cila ka qenë tema.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës

Publikuar

-

Nga

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por kohët e fundit ka qarkulluar lajmi se në spitalin e Kavajës po përgatitet karantina për raste të mundshme të koronavirusit në vend.

vijon…

 

 

 

LEXO TE PLOTE