LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi ndaj Shullazit/ “Kyç” gojën në seancë dëshmitari i mbrojtjes  

24 Prill 2018, 10:09, Kronika CNA
Gjyqi ndaj Shullazit/ “Kyç” gojën në seancë

Seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit është zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se gjatë kësaj seance është paraqitur dhe dëshmitari i mbrojtjes, avokati Roland Samarxhi, i cili ka deklaruar në gjykatë se vazhdon të jetë avokat i Ylvi Beqes dhe për këtë arsye ka refuzuar të dëshmojë.

Prokuroria ka lexuar deklarimet e dhëna gjatë hetimit nga dëshmitari Jani Zaka. Në deklarime, Zaka ka rrëfyer takimin me Shullazin, ku ai i ka kërkuar të sqarohet për pronësinë e parkingut me Fatmir Sinanajn.

Nga ana e tyre, avokatët kanë ripërsëritur kërkesën për administrimin e hyrje-daljeve nga sistemi TIM-s të Ylvi Beqjes.

Lajmet e fundit nga